Saimir Tahiri flet para vendimit: Kjo ishte estradë
https://www.facebook.com/reporttval/videos/863265933834311/
Ish-ministri Saimir Tahiri deklaroi sot se kjo që ndodhi në Këshillin e Mandateve është një estradë.
Në një komunikim me mediat, para së Këshilli i Mandateve të jap vendimin, Tahiri sulmoi prokurorët duke i akuzuar se po ngrenë akuza në mënyrë politike.
“Ajo që patë sot ishte në kufijtë e skandalozes. Kjo që ndodhi sot dhe dje nuk ka ndodhur as në komunizëm dhe as fashistët nuk e kanë bërë. Të thotë shko në burg dhe na provo se ke marrë 5 milionë euro në muaj, kjo është estradë. Do t’i kisha ftuar të sillnin një provë. Nëse nuk sjellin një provë, të paktën të sjellin Saliun të dëshmojnë”,- u shpreh Tahiri.
KOHA JONË SONDAZH

