Saimir Tahiri nis “rebelimin”
Deri dje ai ishte një nga ministrat më të përfolur dhe më të mbrojtur nga kryeministri Rama, ndërsa sot Tahiri nuk e ka asnjërën nga këto. Rama nuk e bëri më ministër duke e lënë thjeshtë deputet, por ish-ministri Tahiri nuk është aspak i kënaqur me këtë vendim. Duket se Tahirit i ka ngelur hatri nga Rama dhe ka nisur një “rebelim”.
Ditën e sotme, në mbledhjen e komisionit të Ligjeve të drejtuar nga Ulsi Manja, Tahiri është parë të mbërrijë më vonesë. Ndërkohë, pas mbledhjes Manja i ftoi të qëndrojnë në kafe anëtarët e këtij komisioni, por Tahiri ka qenë i vetmi që nuk ka ndenjur me ta.
Ai u largua duke marrë me vete edhe deputetin e Vlorës, Alket Hyseni. Po ashtu, seancën e parë të Parlamenti, Tahiri erdhi me vonëse dhe u ul në fund të sallës vetëm i menduar. Mesa duket Tahirit i mungojnë ditët kur ishte ministër dhe lënia në hije pas asnjë post ministror nga Rama, ka bërë që ai të “rebelohet” kështu. Lapsi.al
KOHA JONË SONDAZH

