Saimir Tahiri: Nuk do të jem më Ministër i Brendshëm

 

Ndërsa bisedonte me të rinjtë e FRESSH në Jalë, Saimir Tahiri pranoi se nuk do të jetë Ministër i Brendshëm në mandatin e dytë të Rilindjes.

Thënë këtë, Tahiri përsëriti se kishte bërë më të mirën në punën e tij, duke i dhënë një mesazh edhe pasardhësit të tij, Fatmir Xhafës.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Jo, unë nuk do jem ministër i Brendshëm dhe besoj që çdo punë e ka një fillim dhe një fund. Nuk ka rëndësi sa kohë je në një punë, ka rëndësi çfarë bën gjatë kohës që je. Unë them që u përpoqa të bëj më të mirën time. Besoj që cilido është pasardhësi, do e ketë të vështirë të zhbëjë gjithë atë që u rregullua”, tha ish-ministri.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në dy muaj që Fatmir Xhafaj qëndroi në krye të Ministrisë së Brendshme u duk se ai pati si mision pikërisht të zhbëjë punën e Tahirit. Ndërroi me një të rënë të lapsit 33 drejtues të policisë, shkriu 3 komisariate dhe ndryshoi gjithë qasjen e policisë përkundrejt kanabizimit të vendit duke ndëshkuar shefat e policisë për indiferencën. Njerëzve të Tahirit, që i largoi nga policia i la mbi supe fajin për qindra tonelata me drogë që u kuptivua në Shqipëri. Pikërisht kjo peshë rëndon sot edhe mbi Saimir Tahirin, i cili është i qartë se nuk ka asnjë shpresë të rikthehet në polici.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?