Saimir Tahiri pranon se Rama ia futi: E hëngra!
I mbetur jashtë qeverisë dhe pa asnjë post drejtues në strukturat e grupit parlamentar, Saimir Tahiri ka gjetur një vend në emisionin e Ermal Mamaqit. Për spostimin e tij nga qeveria, Tahiri e pranoi se “e hëngri” kur dorëheqjen nga posti i ministrit, ku u zëvendësua nga kryeministri Edi Rama me Fatmir Xhafajn.
Në emisionin “Xing me Ermalin” në TV Klan, i pyetur se me çfarë u gënjye që dha dorëheqjen, Tahiri pohoi “Me shumë gjëra”.
Ermal Mamaqi: Me çfarë të gënjyen që dhe dorëheqjen?
Saimir Tahiri: Me shumë gjona. E hëngra.
Ermal Mamaqi: Ku ishe në momentin kur more vesh që dhe dorëheqjen?
Saimir Tahiri: Ja vlejti. Unë them që ja vlejti. Edhe ti je më i lirshëm tani.
Ermal Mamaqi: Tani që u bë qeveria e re, si s’ta dhanë postin, të paktën një ministër bujqësie?
Saimir Tahiri: Është goxha e rëndësishme kjo. Qeveria është mirë kështu s’ka nevojë për shtesa.
KOHA JONË SONDAZH

