FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Sali Berisha: PD shkon në protetën e 7 korrikut me një koalicion të gjerë

Ish kryeministri Sali Berish ka thënë sot në mbledhjen e Kryesisë se protesta e 7 korrikut e thirrur prej tij në kryeqytet, ka një rëndësi shumë të madhe për situatën në të cilën ndodhet vendi.

Berisha theksoi se PD shkon në këtë protestë “me një koalicion të gjerë me shoqërinë civile, me personalitete aktive në jetën publike dhe me forca politike opozitare të vërteta parlamentare dhe jo parlamentare”.

Jo si një protestë e PD, por e mbarë qytetarëve shqiptarë. Nuk ka dyshim se roli i PD në organizimin e kësaj është përcaktues, por PD shkon drejt kësaj proteste me një koalicion të gjerë me shoqërinë civile, me personalitete aktive në jetën publike dhe me forca politike opozitare të vërteta parlamentare dhe jo parlamentare. Kanë filluar aktivitetin, takimet, por ajo që kërkoj është intensifikimi maksimal i përpjekjeve tona në mënyrë që kjo protestë të shprehë të gjithë shqetësimet e mëdha, problemet madhore me të cilat përballen sot shumica dërrmuese e qytetarëve shqiptarë”, tha Berisha.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?