Sali Berisha: Zjarrin Shqipërisë po ia vënë bastardët në qeverisje

Një ditë pas publikimit të 16 përgjimeve nga gazeta gjermane “BILD”, ish-kryeministri Sali Berisha eshtë jetë i ftuar në emisionin “Tempora” në RTV Ora, në orën 21:00.

Përgjimet e “BILD” trazuan edhe më tepër klasën politike në Shqipëri, ndërsa në datën 21 qershor opozita e bashkuar do të mbajë protestën e 9 kombëtare.

Berisha deklaroi se zjarrin Shqipërisë po ia vënë bastardët në qeverisje të kryesuar nga Edi Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Qytetarët po mbrojnë rendin kushtetues. Në Shkodër qytetarët po përballen me narkoshtetin. Zjarrvënës janë qeveritarët e mafias. Skenari i zjarrit është skenar tipik stalinist i nisur në Raishtag dhe i përcjellë në të gjitha etapat e tjera.

Swiss Digital Mobile Reklama

Qytetarët po mbrojnë dekretin e Presidentit. Që është në kushtetueshmëri të plotë. Përveç mafias shtetërore askush nuk mund ta vërë në dikutim.

Këta asgjësuan gjykatën kushtetuese. Presidenti është legjitim”, tha Berisha.

Pjesë nga biseda:

Berisha: Ky president ndryshoi datën e zgjedhjeve pas 5 precedentesh.

Meço: Që kishin ardhur pas një marrëveshje politike dhe një vendimi parlamenti. Asnjëherë në mungesë të marrëveshjes.

Berisha: Alfred Moisiu ndryshonte datën pa pyetur fare. Pyeste vetëm Edi Ramën. Edhe atëherë unë isha i vendosur që në zgjedhje të mos shkoja pa opozitën dhe nuk bëja luftë me presidnetin.

Meço: Sikur opozita të kishte marrë një vendim, kur ishit ju në pushtet si opozita e sotme do kishte shkuar në zgjedhje?

Berisha: Kurrë nuk do të shkoja në zgjedhje. Zgjedhjet nuk janë për qeverinë, por për partitë politike.

Meço: Pse nuk do shkonit?

Berisha: Zgjedhjet nuk janë vetëm procedurë, por janë edhe substanbcë, kur ka alternativë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?