Salianji: Ja pse e përjashtuam Jozefina Topallin nga lista e deputetëve

Deputeti i PD-së, Ervin Salianji, që njihet si besnik i Lulzim Bashës, duke folur sot në emisionin “Përballë” në TVSH tha se Basha futi në listë vetëm ata që bënë opozitë të fortë.

I kundërshtuar nga të pranishmit në studio, të cilët thanë se Topalli ka bërë opozitë, Salianji tha se Topalli bojkotoi fushatën për PD-në, që në vitin 2015 në Shkodër.

Më lini të flas unë se jam më i drejtpërdrejtë në këtë. Basha kandidoi vetëm ata që bënë opozitë të fortë. Zonja Topalli s’ka marrë pjesë në fushatën e Voltana Ademit në Shkodër në vitin 2015”, tha Salianji.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?