Salianji me banorët e dëmtuar nga tërmetet: Shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme është njerëzore

Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji vijon të monitorojë nga afër situatën me banorët e prekur nga tërmetet e fundit në Qarkun e Korçës. Përmes një qëndrimi në rrjetet sociale, Salianji shprehet se kërkesa për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme është njerezore, jo për përfitim politik, pasi siç tha ai, situata nuk zgjidhet me show.

“Situatë më emergjente se çdo emergjencë, shpallja e gjendjes se jashtëzakonshme, dëmshpërblimi për çdo pronë të dëmtuar dhe përqëndrimi i gjithë burimeve në bashkitë Korçë, Devoll dhe Kolonjë, kryesisht në Floq, Qafzez dhe Vidohovë në zonat e shkatërruara nga tërmeti!

Fëmijë të vegjēl, gra, të moshuar dhe burra të gjunjëzuar dhe me lot dhimbje për mundin e gjithë jetës te shkuar dëm dhe për pamundësinë për të ndihmuar familjet që flejnë me keq se bagëtitë në kasolle apo çadra skandaloze pa asnjë kusht.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nuk është kërkesë për përfitim politik, ështē kerkese njerëzore përcveçse detyrim ligjor për të ndihmuar qindra familje që vuajnë në mes të rrugëve! Nuk zgjidhet situata me facebook dhe me parada por me përqëndrim të çdo burimi në zonë, ka nevojë emergjente për ushqime, ilaće, batanije dhe më shumë se keto kanë nevojën të sigurohen që prona dhe jeta e tyre do të rindërtohen!

Swiss Digital Mobile Reklama

Turpi i mbuloftë gjithë ata punonjës administrate që e ndajnë për të majte dhe jo për votuesit e PD dhe pakon e makaronave që nevojitet për të mbajtur frymen e banorëve!”, shprehet ish-deputeti Ervin Salianji.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?