FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Salianji: Prokuroria të arrestoj Vangjush Dakon

Në një deklaratë për shtyp nga selia blu, sërish Ervin Salianji foli për dosjen hetimore ku është i implikuar edhe kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako.

”Dosja numër 339 vërtetoi lidhjen e politikës me krimin dhe Vangjush Dakon si simbol të kësaj bashkëjetese. Kryebashkiaku i Durrësit, në bashkëpunim me bandën e Durrësit dhe Shijakut, kanë kryer krim elektoral, duke vjedhur dhe manipuluar votat e qytetarëve. Në Itali kemi një qeveri që refuzon votat e krimit, ndërsa Edi Rama qeveris me votat e krimit dhe kjo është arsyeja, pse ne na janë mbyllur dyert e Europës”, deklaroi Salianji.

Në mbyllje, deputeti i Partisë Demokratike përsëriti edhe njëherë apelin e tij për Prokurorinë, që të avancojë punën me dosjen 339 dhe të arrestojë Vangjush Dakon.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?