FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Samiti i Triestes, Rama përkrah Daçiç në Forumin e Shoqërisë Civile

Po mbahet Forumi i Shoqërisë Civile të vendeve të Ballkanit Perëndimor, një nga eventet e parashikuara në kuadër të Samitit të Triestes, i cili do të nisë punimet pasditen e sotme rreth orës 16:30.

I ftuar në këtë Forum është dhe kryeministri shqiptar Edi Rama e në krah të tij Ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiç.

Qëllimi i këij forumi është stabilizimi i një platforme dhe të një mekanizmi real bashkëpunimi mes shoqërive civile të vendeve të Ballkanit Perëndimor për të ndihmuar në krijimin e një dialogu konstruktiv me liderët e 6 vendeve të këtij rajoni.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Është e nevojshme që liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor të kuptojnë qëllimin e interesin tonë për një bashkëpunim konstruktiv për të punuar ndaj çështjeve të rëndësishme rajonale përmes procesit të Belinit” u shpreh në këtë Forum Hedvig Morvai, përfaqësues i Fondit Europian për Ballkanin Perëndimor.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?