Samiti në Podgoricë/ Pence: Porositë e Trump për liderët e Ballkanit

Në fjalën e mbajtur në Podgoricë, zëvendëspresidenti amerikan, Pence, ka shpalosur para liderëve të rajonit politikën e SHBA ndaj Europës dhe Ballkanit dhe ka inkurajuar liderët të bëjnë si duhet detyrat për të cilat janë besuar nga qytetarët.

“Më ka dërguar Trump për të përcjellë angazhimin e veçantë për Ballkanin Perëndimor. Trump do të qëndrojë me ju ndërsa ndiqni të ardhmen tuaj evropiane, SHBA ju mbështet, se cdo rrugë do forcojë Europën. Me Trump politika e SHBA do të jetë prosperiteti i Amerikës në fillim, por Amerika e para nuk do të thotë Amerika e vetme, lidhja SHBA-Europë do të jetë jetike, ne jemi më të fortë se bashku sesa të ndarë”,-tha ai.

Ai porositi liderët të lënë mënjanë zemërimet. “Punoni së bashku, forconi ekonomitë, luftoni korrupsionin, ndërtoni qeveri të besueshme e të përgjegjshme, rrisni besimin te njerëzit, detyra juaj kërkon kurajë”- tha ai.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?