FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

“S’do pimë vetëm gjak, por edhe do japim”, ironia e Shkëlzen Berishës me gjestin e Ramës

Djali i ish-kryeministri Sali Berisha, Shkëlzen Berisha ka ironizuar kreun e qeverisë, Edi Rama pasi ky i fundit dhe stafi i tij në Kryeministri dhuruan ditën e djeshme gjak. Me anë të një mesazhi në faqen e tij të ‘Facebook’, Shkëlzen Berisha shkruan me ironi se ai që do të jetë përfitues i gjakut të Ramës, nuk duhet t’i japë makinës për dy jave.

“Perfituesi i gjakut te Rames nuk duhet ti jape makines per 2 jave.”, citohet në mesazhin e Berishës, i cili ka postuar edhe një foto të vjetër të kryeministrit teksa jep gjak.

Rama

Swiss Digital Desktop Reklama

Ditën e djeshme kryeministri Edi Rama deklaroi ngha mbledha e grupit të PS-së që ministrat dhe deputetët duhet të dhurojnë gjak, duke përdorur edhe një batutë, ‘për të balancuar idenë që ne pimë gjak’.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?