Seanca e parë e Kuvendit, Berisha: Basha zëri kryesor në Kuvend
Ka nisur seanca e parë e Kuvendit të dalë nga zgjedhjet e 25 qershorit, që shënon edhe nisjen e rrugëtimit 4-vjeçar të legjistaturës së XIX parlamentare.
Teksa ngjiste shkallët e Kuvendit,. ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh se Lulzim Basha do jetë zëri kryesor i opozitës në Kuvend.
I pyetur nga gazetarët, Berisha tha se për këtë nuk ka asnjë diskutim. “Pa asnjë diskutim”.
PD shtyn protestën në orën 18:00
PD dhe ish të përndjekurit politikë kanë shtyrë protestën përpara Kuvendit për në orën 18:00. Zhvendosja e protestës është bërë se seancën e dytë të Kuvendit do zgjidhet kryetari i ri i parlamentit, ish-kryetar i grupit parlamentar socialist, Gramoz Ruçi
KOHA JONË SONDAZH

