Seanca e parë e Kuvendit, ku u ulën Rama, Berisha e Basha. Çfarë iu “mohua” kreut të PD (Foto)
News 24 ka mundur të fiksojë momentet e para të seancës së sotme Parlamentare, ku duket qartë mënyra se si janë ulur ligjvënësit e rinj.





Kështu Edi Rama është parë në rreshtin e katërt i ulur në krah të Gramoz Ruçit, i cili do të zgjidhet sot kryetar i Kuvendit dhe Taulant Ballës, kryetari i grupit parlamentar të PS-së.
Ndërsa Lulzim Basha është ulur në të njetin rresht me Oerd Bylykbashin dhe Genc Pollon, dhe duket se ka mbajtur distancë nga ish kryeministri Berisha, i cili si në legjislaturën e kaluar vijon të qendrojë në rreshtin e dytë, në krahë të Jorida Tabakun dhe Tritan Shehun.
Ajo që nuk mundëm të shohim ishte fakti që kryedemokratit Lulzim Basha iu mohua fjala për procedurë në këtë seancë të parë parlamentare, pasi rregullorja e Kuvendit nuk e parashikon një gjë të tillë.
KOHA JONË SONDAZH

