Seanca maratonë/ PS miratoi strukturat dhe organet e Vettingut, Rama: Reflektojmë nëse…

Pas një seancë maratonë prej 16 orësh, me debate dhe diskutime Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar ligjin për strukturat dhe organikën e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit në Gjykatën Kushtetuese dhe të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, si dhe për klasifikimin e pagave të Komisionerit Publik, të gjitha sipas variantit të propozuar nga komisioni i ligjeve.

Kuvendi rrëzoi me 52 vota propozimin e PD dhe me 53 atë të LSI për organet e e vettingut.

Gjithashtu gjatë seancës maratonë u pranuan edhe dy dekretet e ish-presidentit të Republikës Bujar Nishani për kthimin e ligjit për menaxhimin e integruar të mbetjeve dhe Për dhomat e tregtisë dhe industrisë. Këto dy dekrete morën votën pro të opozitës, ndërsa mazhoranca abstenoi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kuvendi votoi me 73 vota pro edhe aktin normativ të qeverisë, për ndryshimet në buxhetin e vitit 2017.

Swiss Digital Mobile Reklama

Votimi i disa prej pr/vendimeve

Projektvendim “Për miratimin e strukturës dhe organikës së Kolegjit të Posaçëm të Apelimit të Gjykatës Kushtetuese”
Propozimi i PD -52 pro, 73 kundër 
Propozimi i LSI -53 pro, 74 kundër
Votimi sipas variantit nga Komisioni i Ligjeve- 74 pro, 0 kundër, 0 abstenim

Projektvendim “Për miratimin e strukturës dhe organikës së Komisionit të Pavarur të Kualifikimit””
Propozimi i PD- 53 pro, 74 kundër 
Votimi sipas variantit nga Komisioni i Ligjeve- 74 pro, 0 kundër, 0 abstenim

Projektvendim “Për miratimin e strukturës dhe organikës së Komisionerit Publik
Propozimi i PD- 53 pro, 74 kundër 
Propozimi i LSI- 53 pro, 74 kundër 
Votimi sipas variantit nga Komisioni i Ligjeve- 74 pro, 0 kundër, 0 abstenim

Dekreti nr. 9765, datë 14.10.2016 “Për kthimin e ligjit nr. 92/2016 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 10463, datë 22.09.2011, “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”, të ndryshuar
54 pro, 0 kundër, 72 abstenim

Dekret nr. 7969, datë 18.10.2016, “Për kthimin e ligjit nr. 93/2016 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9640, datë 9.11.2006, “Për dhomat e tregtisë dhe industrisë”, të ndryshuar”
64 pro, 1 kundër, 71 abstenim

Akti normativ nr. 2, datë 16.8.2017 “Për disa ndryshime në ligjin nr. 130/2016 “Për buxhetin e vitit 2017
73 pro, 54 kundër, 0 abstenim

 

Struktura e Vettingut, Rama: Reflektojmë nëse e kërkon ONM

Qeveria do t’i drejtohet Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit (ONM) lidhur me vendimin për shkurtimin e strukturës së organeve të Vettingut. Nga foltorja e Kuvendit, kryeministri Edi Rama u shpreh se përfaqësuesit e organeve të Vettingut kanë kërkuar strukturë të mbifryrë e cila rrit shpenzimet. Sipas tij, qeveria ka ndërhyrë duke reduktuar rojet dhe asistentët vetjakë dhe se nuk është prekur thelbi i punës së institucioneve.

Duke iu përgjigjur shqetësimit të opozitës se qeveria po cenon pavarësinë e këtyre organeve, Rama tha se i ka kërkuar Sekretarit të Përgjithshëm të Kryeministrisë, të shkembejë letër me ONM e nëse ata kanë kontestime për strukturën, atëherë qeveria do reflektojë.

“Përsa i përket Vetingut që e ka shumë merak, unë i kam kërkuar sekretarit të përgjithshëm ti çojë një letër ONM, nëse kjo e fundit shpreh rezervat ne këtu jemi. Komisionit i është bërë një vlerësim. Komisioni ka kryer konsultime me Departamentin e Adminisitratës Publike me ONM, me konsulentë për të marrë një vendim të duhur. Synimi është që të kemi struktura homogjene dhe efikase, strukturat e fryra rrisin shpenzime, konsumojnë kohë. Do ta pyesim ONM për punonjësit e organeve te Vettingut. Komisioni ka bërë një punë optimizuese dhe faktikisht e ka ndihmuar ngritjen e këtyre organeve me struktura funksionale, shpërndarjen më të drejtë të burimeve. Ka një reduktim të numrit të propozuar të rojeve, të asistentëve vetjak.

Ndryshimet nuk kanë eleminuar asnjë funksion kanë reduktuar staf të kot të tepërt të paarsyetuar. Në varësi të ngarkesës së punës dhe në varësi të punës këtu jemi dhe na mjafton të na kërkojnë më shumë staf dhe do konsiderohet prioritet. Në këtë organigram raporti normal i stafit që kryen funksione  kryesore me stafin mbështetës nuk është normal.

Ne nuk do lejojmë asnjë institucion që të jetë me raportin një me një. S’do e lejojmë për asnjë ministri dhe në as në këtë rast, ky raport nuk ka asnjë ndikim cënon performoncën e institucionit. Bëjmë luftë politike se  është reduktuar numri  përkthyesve duke patur parasysh se ONM ka përkthyesit e vetë. Jeni bërë qesharak me luftën që i keni bërë, Reformës në drejtësi,Vetingut, ne do t’ju dëgjojmë me durim sic ju kemi dëgjuar por harroni se do të na mbani peng”, u shpreh Rama. 

Nga ana tjetër, opozita pretendoi sërish se maxhoranca po tenton të kontrollojë punën e organeve të Vettinguit, duke shkurtuar ndjeshëm strukturën dhe reduktuar buxhetin për financimin e këtyre institucioneve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?