Seanca nis me debate Spaho-Ruçi
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10155130554191523/
Ka nisur me debate seanca e prezantimit të programit të qeverisë.
10:08 – Seanca e së hënës në Kuvendin e Shqipërisë ka nisur me një minutë heshtje për akademikun Farudin Hoxha.
Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi tha në fillim të fjalës së tij me rendin e ditës ku paralajmëroi se pasdite punimet do të vazhdojnë me diskutime rreth programit të qeverisë.
Ruçi lexoi dekretin e presidentit Ilir Meta për kryeministrin dhe përbërjen e Këshillit të Ministrave.
Ruçi ftoi Ramën për prezantimin e programit politik ndërkohë që kreu i Grupit të PD, Edmond Spaho, tentoi të marrë fjalën, veprim ky që shkaktoi edhe debatet e para.
Fjala e gjatë e Spahos nga vendi bëri ë Ruçi t’i përgjigjet me batutë. “Edhe sikur ta kishe marrë fjalën, do kishe mbaruar tani” – tha Ruçi.
VIJON…
***
09:13 – Pak para mbledhjes së Kuvendit, Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim kanë mbledhur grupet respektive.
Mësohet se mbledhja vjen për të përcaktuar qëndrimet gjatë seancës së sotme, kur kryeministri Rama pritet të prezantojë programin e Qeverisë.
Mbledhja e grupeve të dy partive opozitare zhvillohet me dyer të mbyllura ndërsa qëndrimi i tyre do të mesohët në Kuvend.
Një ditë më parë mediat zbardhën pjesë të programit qeverisës të kabinetit “Rama 2” për 4-vjeçarin e ardhshëm.
KOHA JONË SONDAZH

