Sekretari Ndërkombëtar i LSI: Turp janë qëndrimet tuaja z. Rama. Lexojeni të plotë intervistën e Metës

Sekretari Ndërkombëtar i LSI, Ralf Gjoni ka reaguar ashpër ndaj kritikave që Edi Rama ka bërë në adresë të Presidentit të Zgjedhur, Ili Meta lidhur me një intervistë të dhënë për mediat greke.

Ralf Gjoni i kërkon kreut të Qeverisë, Edi Rama që ta lexoj më vëmendje intervistën e kreut të Kuvendit dhe Presidentit të Zgjedhur, pasi vetëm kështu do të kuptojë se nuk ka asnjë deklaratë të papërshtatshme.

Ndërkohë, Gjoni shton se të turpshme janë qëndrimet e Ramës ku i bën thirrje Policisë së Shtetit të lërë detyrën dhe të dalë në fushatë për të mbledhur vota për Partinë Socialiste.

Swiss Digital Desktop Reklama

Deklarata e plotë e Sekretarit Ndërkombëtar të LSI:

Swiss Digital Mobile Reklama

Z. Kryeminister ne detyre: Shokues statusi juaj per personalitetin me stabel politik te Shqiperise, vecanerisht ne lidhje me marredheniet e mira me te gjithe fqinjet tane. Turp sot ne 2017 eshte ti besh thirrje policise te shkele ligjin qe te mbledhe vota per Rilindjen. Rama le ti urdheroje mediat e tij t’a japin te plote intervisten e Metes per tv grek qe te kuptojne te gjithe se eshte Rama qe genjen e jo Meta qe shan.

Ne cilesine e Sekretarit Nderkombetar te LSI deshiroj te konfirmoj se sa here LSI dhe z. Meta ka kontribuuar per forcimin e marredhenieve te fqinjesise se mire ne rajonin tone turbulent, Shefi i Rilindjes gjithnje ka gjetur menyra per t’i prishur ato e per te shkaterruar frymen e bashkepunimit me fqinjet.

Shqiptaret e kane te qarte se sa here ka skandale te brendshme Rama shpik probleme inekzistente e populiste me fqinjet per te devijuar vemendjen. Tipik edhe ky rast me Greqine. Turp sot eshte prishja e standardeve te zgjedhjeve nga Rama dhe cenimi i imazhit te nje vendi anetar te NATOs si Shqiperia ne raport me fqinjet dhe mbare boten demokratike.

Ndaj kjo e keqe e madhe duhet shporrur me voten e lire nje here e mire jo vetem nga Shqiperia, por sa me larg rajonit te Ballkanit, i cili mjaft eshte helmuar prej politikaneve te papergjegjshem populiste, qe per nje interes te vogel timoni jane gati te djegin vendin e tyre e çdo gjë te mire qe kemi ndertuar me fqinjet tane.

Ketu keni intervisten e plote te z. Meta:

INTERVISTA E KREUT TË KUVENDIT ILIR META

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?