FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Sekreti hetimor transmetohet live. Mbledhja e Këshillit mbyllet për mediat

Deputetët e Partisë Socialiste kanë vendosur që mbledhja e Mblidhet Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin të zhvillohet pa praninë e mediave. Në mbledhjen e fundit, Këshilli i përbërë nga deputetët e PS dhe PD do të vendoset për imunitetin e Saimir Tahirit, pas kërkesës së prokurorisë për hetimin dhe arrestimin e tij.

Deputetët e PD dhe LSI e kanë kundërshtuar zhvillimin e mbledhjes pa mediat. Sipas tyre, një akt i tillë është mungesë transparence, pasi palët do të japin qëndrimet e fundit për këtë çështje që ka një interes të madh publik. Ndërkohë kreu i deputetëve të PS, Tulant Balla tha se kjo kërkesë është absurde. Sipas tij, edhe më parë seanca të tilla janë zhvilluar të mbyllura.

Ndërkohë, Këshilli dje dhe sot zhvilloi seancat e para të hapura edhe pse ishin me delikate për nga përmbajtja. Para e mediave, Prokurorët e Krimeve të Rënda ekspozuan prova dhe fakte që sipas tyre mund të ishin dhe pjesë e sekretit hetimorë. Ndërkohë që çështje delikate ekspozohen në publik dhe janë pjesë e hetimit, socialistët vendosin që një debat politik të mos transmetohet.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?