Selami: Basha ka frikë nga debati

Eduart Selami kërkoi që listat e votuesve të jenë të hapura për të gjithë në mënyrë që zgjedhjet e 22 korrikut të jenë transparente. Selami i bëri thirrje Lulzim Bashës që të pranojë debatin e hapur për mediat dhe qytetarët, ashtu siç kishte premtuar në fillim të garës.

“Hajde ta bëjmë sa më të mirë garën, që listat tona duhet të jenë transparente. Listat e votuesve të PD duhet të bëhen publike. Nuk janë bërë. Ne duhet t’i lëmë qytetarët, votuesit tanë dhe ata që s’ja​në anëtarë partie ta shikojnë se çfarë po ndodh këtu. Nuk jemi ne parti ilegale. Demokratët janë krenarë që janë pjesë e PD.

Unë e pata fjalën e zotit Basha që këto do të ishin takime të hapura, dhe të ishim të dy përballë jush dhe të shpalosnim platformën tonë dhe t’i bënim pyetje njëri-tjetrit edhe me mediat këtu, dhe gjithkush të marrë atë që i takon, ballë për ballë. Z. Basha iu largua debatit. Unë mendoj që kjo nuk është e drejtë dhe i bëj thirrje se akoma ka kohë. Hajde, prej këtej e tutje t’i bëjmë debatet të hapura përpara kamerave, ta shikojmë se ku kemi gabuar. T’ia them në sy se ku e humbi besimin tim.” – u shpreh Selami në takimin me demokratët e Elbasanit, Librazhdit, Bleshit, Prrenjasit dhe Gramshit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Selami u tha demokratëve se problemi i zotit Basha, është se mendon më shumë të ruajë karrigen e tij si kryetar se sa për rimëkëmbjen e demokratëve.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Në mënyrë fare të natyrshme ngrihet një pyetje: Kush është qëllimi dhe interesi kryesor i z.Basha? Rimëkëmbja e Partisë Demokratike apo mbajtja dhe ruajtja e postit të kryetarit? Kam frikë se është një pyetje që në mënyrë të sinqertë z.Basha nuk i pergjigjet dot” – theksoi ai ndërsa siguroi demokratët se merr pjesë në këtë garë për t’i ngjallur shpresën dhe për t’u rikthyer më të fuqishëm se asnjëherë më parë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?