Selami: Basha si Ramiz Alia, nuk pranoj post politik në PD të ofruar prej tij

Më 22 korrik anëtarët e PD-së do të votojnë për kreun e partisë e ku gara është mes Lulzim Bashës dhe Eduard Selamit. Ky i fundit, kur mbeten edhe katër ditë nga votimi, duket edhe më shumë i karikuar se sa kur e nisi këtë garë.

Nga deklarata të buta, elegante dhe më shumë me nënkuptime, duket se në finish ka qenë të jetë më i drejtpërdrejtë dhe më luftarak. Në emisionin “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku, Selami hodhi akuza shumë të rënda ndaj rivalit të tij Lulzim Basha duke thënë se ai i ngjan Ramiz Alisë për mënyrën se si po vepron dhe funksionon në Partinë Demokratike.

“Ka humbur tre herë dhe nuk u largua nga drejtimi i Partisë”, tha Selami për Bashën. Gjithashtu ai qartësoi nëse do të pranonte post në PD pas zgjedhjeve, duke u shprehur se nëse do të humbiste garën e të shtunës nuk do të pranonte asnjë post politik në PD të ofruar nga Lulzim Basha.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Unë hedh poshtë me neveri aludimet se më është afruar posti i sekretarit të Përgjithshëm në PD si shpërblim për të qenë kandidat përballë Bashës. Kjo është një shpifje dhe dashakeqësi”, tha Selami.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?