FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Selami: Është garë brenda familjes. I kërkova Bashës shtyrjen e zgjedhjeve në PD

Në një konferencë për shtyp kandidati për kreun e ri të PD-së, Eduard Selami deklaroi se gara për liderin e ri të PD-së është brenda familjes.

Me tone miqësore, Selami tha se pak më parë i kishte sugjeruar miqësisht edhe zotit Basha që të niste më herët fushatën.

“Takova edhe kandidatin tjetër, Lulzim Basha. Ne u takuam me simpatizantët e demokratët e thjeshtë. Kjo është një garë brenda familjesh dhe vizionesh. Ky është një model i pakëpërcyer. PD duhet të prezantojë një lidership të ri, bashkëkohor dhe demokratik. Basha nuk e ka. Unë e kam bindjen se unë do e bëj këtë gjë. I sugjerova që data 22 nuk më jep kohë për të bërë fushatë. Propozova që zgjedhjet të bëhen në javën e parë të shtatorit. Nëse unë do të isha në vendin e Bashës, do të jepja dorëheqjen”,- deklaroi Selami.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?