Selami kërkon ndjesë: Të analizojmë ato që na bashkojnë dhe jo ato që na ndajnë

Deputeti demokrat Eduart Selami, i cili do të kandidojë përballë Lulzim Bashës, për kreun e PD-së, ka ulur ndjeshëm tonet, duke theksuar se të gjithë duhet të bashkohen për të çuar PD-në përpara.

Përmes një statusi në Facebook, Selami thekson se duhet një analizë e thellë për të evidentuar më parë ato gjëra që i bashkojnë demokratët dhe më pas ato që i ndajnë.

‘Është për të ardhur keq që forcën e parë politike ku unë kam patur kënaqësinë të jem ndër themeluesit e saj, koha e ka lënë pas. Dhe këto zgjedhje treguan pikërisht këtë. Prandaj PD-ja dhe demokratët duhet të ecin me hapin e kohës dhe duhet t’i paraprijnë. Unë jam shumë i sigurt që kjo do të vijë, dhe ky do të jetë dhe kontributi im në këto zgjedhje për kryetar të PD-së..

Swiss Digital Desktop Reklama

Unë mendoj se këto janë periudha sa të vështira po aq të mbarsura me mundësi, për një reformim dhe rinovim të vonuar të PD-së, për ta ngritur atë aty ku janë vlerat më të mira të demokracisë dhe të partive politike bashkëkohore. Ajo çka është më kryesorja është një analizë e drejtpërdrejtë, e sinqertë, e hapur, brenda familjes politike, duke parë në radhë të parë gjërat që në bashkojnë se sa ato që na ndajnë’, shkruan selami në Facebook.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?