FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Selami: Nëse Basha fiton me garë të ndershme do t’i njoh zgjedhjet

Kandidati për kreun e Partisë Demokratike Eduad Selami ka qenë i ftuar mbrëmjen e sttme në emisionin e gazetarit Çim Peka.

I pyetur nëse do të pranonte humbjen, dhe të njihte Bashën si kryetar legjitim, Selami u shpreh se nëse vëzhguesit e tij do ta konsideronin si një proces votimi të drejtë, atëherë sigurisht që do ta pranonte.

Gjithashtu ai i ka kundërshtuar të gjithë zërat që janë shprehur se Selami është future në garë për të legjitimuar rezultatin për Bashën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas tij, kjo gjë nuk është aspak e vërtetë madje e ka cilësuar dhe si absurd.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pyetja është mjaft konkrete. Nëse Basha zgjidhet kryetar përballë jush, a do të jetë një kryetar legjitim i PD?

Eduard Selami: Patjetër nëse Basha zgjidhet nëse nuk ka asnjë lloj shenje nga vëzhguesit e mi se procesi nuk është i deformuar, pavarësisht se nuk ka votën time, do të ketë mbështetjen time.

Nëse Basha fiton është kryetar legjitim?

Selami: Nëse fiton me zgjedhje të ndershme që unë mendoj, se nuk jam të përsosura, por unë mendoj që po.

Në këtë argument, a jepni të drejtë të gjithë skeptikëve që thonë se Eduard Selami është futur për ti legjitimuar garën Bashës?

Selami: Kjo është absurde. Më vjen keq që them këtë gjë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?