Selami: Rikthimi i Berishës, nuk ribashkon PD
Eduard Selami është kundër rikthimi të ish kryeministrit Berisha në krye të PD. Në emisionin “Të Paekspozuarit”, Eduard Selami tregon edhe përse nuk është bërë pjesë e grupit anti-Basha.
Selami: Unë nuk mendoj që rikthimi i Sali Berishës do ribashkojë PD. Ai është tërhequr, më ka thënë që ka dhënë dorëheqjen e parevokueshme.
Selami: E kam menduar në një moment që t’i bashkohesha kolegëve të mi që kërkuan dorëheqjen e Bashës. Por unë e shikoj si një proces hap pas hapi. Unë ndaj shqetësimet me ata kolegë, por jo rrugën. Unë nuk e paragjykoj që do më vidhet vota.
I kam takuar të gjithë deputet aktual dhe i kam telefonuar, pasi edhe atyre i janë bërë padrejtësi, edhe deputetëve të rinjë, dhe ata që janë zgjedhur sëfundi. Unë kam frikë se ata që sot kritikojnë po të ishin në listë nuk besoj se do ishin sjellë ndryshe sot.
KOHA JONË SONDAZH

