Selami tregon pse s’ka bërë fjalime në foltoren e Kuvendit

Kandidati për kreun e PD-së, Eduard Selami, u ka kthyer përgjigje kritikëve që e akuzojnë se nuk ka qenë aktiv në katër vitet e opozitës në Kuvend.

I ftuar në “Arena”, Selami tha se nuk ka pasur asnjë funksion në grupin parlamentar dhe as në parti për të bërë protagonistin.

Sipas tij, demokratët në katër vite bënë opozitë me kokën pas, pasi nuk e kapërdinë dot humbjen e 2013.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kjo bëri sipas Selamit që PD të fokusohet në gjëra periferike dhe jo në vendosjen e qeverisë para përgjegjësisë për mos realizimin e programit të saj.

Swiss Digital Mobile Reklama

Hila: Ju kanë akuzuar kundërshtarët se e keni bërë opozitën nga SHBA, cila është përgjigjia juaj?

Selami: Ka një pjesë të vërtetë aty, që unë nuk kam qenë aq aktiv sa dëshiroja. E para se unë nuk kam qenë pjesë e asnjë formacioni drejtues. Kur je në parlament, aty ka një kryesi të grupit, ka kryetarë të komisioneve, nënkryetarë të komisioneve.Nuk është se del dikush atje me vrap në foltore dhe flet. Nuk kam qenë pjesë e këtyre, po kështu dhe në PD nuk kam asnjë funksion. Jam vetëm anëtar i Këshillit Kombëtar dhe ai Këshill nuk u mblodh asnjëherë.Nuk pati asnjë lloj aktiviteti. Kjo është një nga arsyet që të vendos në një pozicion pak më të vështirë.Është dhe me natyrë. Unë nuk jam nga ata që shkoj aty dhe flas si dua, respektoj institucionin. Në shumë raste nuk kam qenë dakord me mënyrën si është bërë, unë kam folur në parlament në fjalën time të parë ku kritikova programin e qeverisë Rama, por pas asaj ne shumë pak u ulëm për të diskutuar dhe në grup dhe kudo. Sepse ishte një opozitë me kokë mbrapa, e kam quajtur. Ku këta viheshin në garë dhe i pari ishte Berisha, për të bindur qytetarët që votuan gabim në 2013. Ju kam thënë atyre që ky tren e ka lënë stacionin në grup parlamentar, nëse ne do të ndjekim këtë tren vetëm do të humbasim.Nuk mund të bindësh ti elektoratin që e ka gabim që nuk të votoi ty në 2013. Atë kapitull duhet ta mbyllim. Dhe frika është se nëse nuk e ke marrë mesazhin herën e parë, herën e dytë do ta marrësh edhe më të fortë akoma.

Opozita e Bashës

Basha pothuajse ishte inekzistent aty sepse kishte një grup parlamentar, një handikap që mund ta kem dhe unë nëse zgjidhem kryetar i PD, që nuk jam anëtar i grupit. Por kam një formulë për ta kapërcyer. Grupi parlamentar i PD duhet të funksionojë si një grup parlamentar bashkëkohor idesh pranë qytetarëve.

Gabimi i Bashës dhe PD në katër vite opozitë

Nuk arritëm të mbajmë përgjegjeës në pikat kryesore të dështimit të programit të qeverisë, nga ato foltore që the ti dhe unë nuk kam pranuar dy, tre herë. Se të japin një letër aty dhe të thonë lexoje, shumicën e tyre nuk i kuptoja në një gjuhë që nuk ka lidhje fare me gjuhën time. U kam thënë faleminderit, nuk është opozitë ajo, është kaq sipërfaqësore. Sa për të thënë sikur jemi në punë.Ose vinte vetë në grupin parlamentar para kamerave, lexonte diçka të përgatitur 5 minuta dhe ikte, kjo ishte mbledhje grupi.Një muaj, dy, gjashtë muaj, një vit. Kjo nuk është opozitë. Praktikisht ti duhet ta mbledhësh grupin me komisione, me grupe interesi, me departamente, ta shikosh dhe analizosh programin e tij një më një, të gjitha premtimet që ka mbajtur ai. Për ta mbajtur përgjegjës për çfarë nuk ka bërë. Në një pjesë të tyre humbet dhe besueshmëria. Akuzoje për gjëra, dilte tjetri dhe rzultonte se nuk ishin gjëra të gabuara. Me ezagjerime, kjo ka pushtuar këtë.Këtë dua të fus unë të re, dhe këtu dua ta fokusoj PD jo vetëm për të ardhur në pushtet por dhe për ta mbajtur qeverinë para përgjegjësisë. Këta merren me gjëra periferike. Kjo bën që të mos zgjedhin më të keqen më të vogël por të mirën më të madhe. Ta ndihmosh qeverinë për anëtarësimin, për reformat. Një nga reformat e mëdha është edhe ajo elektorale për ta hequr Shqipërinë nga republika partiake.

Marrëveshja Rama-Basha

Unë e kam përshëndetur marrëveshjen, ajo çfarë nuk më pëlqen është fakti se nuk është transparente. Së dyti, Rama e mundi Bashën. Ranë tezat e çadrës për drogën, u fut dhe në konflikt me perëndimin, Uashingtonin, Brukselin dhe Berlinin. U harruan të gjitha, në këtë pikë nuk jam dakord. Pika tjetër që më shqetëson dhe që unë do ta anulloj, nëse ka një koalicion mes PD dhe PS unë jam absolutisht kundra. Kjo është në dëm të PD dhe Shqipërisë. Do t’ia lë kompetencë Këshillit Kombëtar.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?