Senatori italian i partisë së Mateo Salvinit: Zgjedhjet duhet të jenë plotësisht demokratike

Senatori italian, Manuel Vescovi, pjesë e partisë së zëvendëskryeministrit Mateo Salvini, ka reaguar për situatën politike në Shqipëri.

Në një deklaratë, senatori Vescovi shprehet se kriza politike duhet të zgjidhet me dialog. Senatori i Lega Manuel Vescovi, anëtar i Komisionit të Jashtëm të Senatit italian, duke ndjekur përkeqësimin e situatës politike në Shqipëri shpreh shqetësimin e madh për tensionet e fundit politike, te ndodhura sidomos ditet e fundit. Ai fton partitë politike të vendosin dialogun si zgjidhjen e vetme politike paqësore dhe demokratike për vendin. Çdo zgjidhje tjetër do të përkeqësonte pashmangshmërisht ngjarjet”.

Në apelin e tij, Vescovi shprehet se Shqipëria duhet të ruajë standardet demokratike, të cilat janë të pamundura pa zgjedhje plotësisht demokratike. Një deklaratë e tillë nënkupton zgjedhje me opozitën.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Presim qe Shqipëria te sillet si anëtar i përgjegjshëm i NATO-s dhe jo si një vend qartësisht konfliktual. Italia beson që vendi i Shqiponjave mund të përmbushë detyrimet e veta duke luftuar në përditshmëri fenomenet e për keqësuara të kriminalitetit dhe korrupsionit, duke mbajtur dhe ruajtur kryesisht stabilitetin dhe standardet demokratike te cilat do te ishin te pamundura te garantoheshin pa zgjedhje të mirëfillta demokratike”,- thotë senatori italian.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?