FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Shaka e bukur/ Arta Marku: Nuk jam unë kryeprokurorja!

Arta Marku është një gazetare që ka mbuluar kryesisht kulturën. Ajo mbetet gazetare me eksperiencë, ku fillimet e saj i ka patur në gazetën “Koha jone” dhe me pas në TVSH. Por deputetët socialistë zgjodhën Arta Markun në postin e Prokurores së Përgjithshme të përkohshme e cila nuk është Arta e kulturës.

Por në vend të Artës kryeprokurore ftesat për miqësi kanë shkuar në një tjetër adresë, që i përket një gazetareje, me emër dhe mbiemër të njëjtë me Kryeprokuroren, Arta Marku.

Duket se pëlqimet në fotot e postuara nga gazetarja apo ftesat për shoqëri kanë qenë aq të shumta, sa e kanë detyruar atë të bëjë një sqarim në rrjetet sociale.

Swiss Digital Desktop Reklama

 “Sa shumë ftesa për miqësi, mesazhe dhe pëlqime në postimet e mia, këtyre çasteve…

Swiss Digital Mobile Reklama

Por… nuk jam KRYEPROKURORJA ???.

Unë do të vijoj të merrem me gjëra aspak të përkohëshme, me LIBRA, me shkrimtarë e poetë… gjithnjë në Bibliotekë…”, shkruan ajo.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?