Shano: Në 4 vite është shfarosur Fieri dhe Vlora. Ekonomia…si delet në pyll
Koordinatori i Partisë Demokratike, Dritan Shano i ftuar dje në emisionin “Ekopolitikë” nga Aurora Sulçe në Ora News thotë se gjatë këtyre 4 viteve nga Shqipëria janë larguar 200 mijë shqiptarë.
Pjesë nga deklarata:
Shano: Në këto 4 vite është shfarosur Fieri dhe Vlora, 200 mijë shqiptarë janë zhdukur nga Shqipëria. Dhe ky është treguesi më sintetik i gjithë asaj që ka ndodhur. Që t’i kthehemi asaj “kockë e lëkurë”, çdo buxhet është më i madh se ai paraardhës. Të gjithë e dimë që ka një rritje natyrale ekonomia.
Njësoj si një tufë delesh në pyll që është 10 sot dhe nesër është 12. Kush roli im si bari? Që këto të bëhet 15, 17. Kjo është qeveria dhe këtë gjë qeveria nuk e ka bërë. Duke e ditur që është viti elektoral, qeveria ndërtoi një buxhet mediokër. Plani i investimeve është mirë, në ndryshim nga gjithë vitet e tjera.
Shano theksoi po ashtu se zv/ministrat nuk mund të kontrollojnë ministrat e rinj.
Shano: Një zv/ministër nuk mundet kurrë të kontrollojë një ministër. Një ministër mund të kontrollojë çdo fluks informacioni që shkon tek zv/ministri dhe mund të jetë ai që ndalon këtë fluks informacioni dhe e shndërron në një turist të thjeshtë në atë ministri. More një përgjigje të qartë?
Këtu është çështje vullnetesh. Unë nuk pres që nga ky moment deri kur të mbarojnë zgjedhjet të kemi më shumë se një mbledhje qeverie. Të gjithë zv/ministrat që u lëvizën i duhen fushatës, të gjithë ata që nuk u lëvizën janë zv/ministrave.
KOHA JONË SONDAZH

