FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

SHBA pret liderët botërorë në New York, OKB

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në OKB, Nikki Haley, thotë se Nju Jorkun e ka kapluar qetësi para stuhisë, një natë para mbajtjes së Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.
Njëqindekatërdhjetë liderë bëhen bashkë në Nju Jork të SHBA-së në kuadër të javës së Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, shkruan Gazeta Express.
Përfaqësuesja e SHBA-së në OKB, Nikki Haley, shkruan se Amerika është e gatshme për këtë javë. Derisa, shkruan se nga sot do të nisë ‘kaosi’ në vendin që tuboi udhëheqësit nga e gjithë bota.
“Duke filluar nga nesër, ne do të presim 140 udhëheqës të shteteve këtu në Nju Jork. Çka është e qetë sot, do të kthehet komplet në një kaos nesër. Le të jetë një javë e suksesshme”, ka shkruar Haley.

Në New York ndodhet dhe presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta. Ndërkaq, edhe kryeministri Ramush Haradinaj dhe presidenti Hashim Thaçi do të qëndrojnë në Nju Jork gjatë javës.

 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?