FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Shehi kundër Berishës: Nuk është rrugë djegia e mandateve

Ish-kryeministri Sali Berisha ka kohë që flet për mundësinë e djegies së mandateve të deputetëve, si e vetmja alternativë për t’u përballur me Qeverinë e Edi Ramës, të cilën e ai e konsideron si të kontrolluar tërësisht nga krimi i organizuar.

Brenda opozitës ka shumë dallime për këtë çështje. Përveç llogaritjeve që po bën kryetari Lulzim Basha, është kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, që shpreh kundërshti për djegien e mandateve. Në një intervistë për Tv Klan, Shehi ka deklaruar se çdo tërheqje nga Parlamenti nuk është e leverdishme për opozitën.

”Unë për vete asnjëherë nuk kam qenë për djegie mandatesh sepse një ushtar i mirë ka shpatën, hushtën e shigjetën dhe brenda kësaj beteje prezenca parlamentare është një armë e madhe e opozitës që përplaset e denoncon dhe u sqaron shqiptarëve situatat. Çfarë do lloj tërheqje nga parlamenti unë do ta konsideroja jo fort të leverdishme për opozitën”, ka thënë Shehi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai kërkon që energjitë e PD dhe LSI të përqëndrohen në përballjen me mazhorancën në Parlament dhe në sheshe në krah të qytetarëve.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?