Shehi: Me ardhjen e Metës roli i kreut të shtetit del nga hija, priten ndryshime pozitive

I përfshirë në listën e Partisë Demokratike në zgjedhjet e 25 qershorit, Dashamir Shehi, siguroi mandatin si deputet për të hyrë në shtator në parlament. Në një intervistë për “Shekullin”, Shehi ka folur edhe për Presidentin Ilir Meta, ku u shpreh se do të jetë pikërisht z.Meta, ai që do vizatojë qëndrimin e opozitës por dhe do nxjerrë nga hija rolin e kreut të shtetit.

“Një President, i cili sipas background-it politik pritet të bëjë ndryshimin dhe të nxjerrë nga hija rolin e kreut të shtetit”, shton Shehi.

Kreu i LZHK, thekson më tej se Ilir Meta ka të gjithë eksperiencën e nevojshëm që të luajë një rol pozitiv. Ai shton se me ardhjen e Metës si President, vetë institusioni do bëjë politikën e munguar.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Me ardhjen e Metës, besoj se Presidenti do t’i kthehet realisht politikës, sepse në të kaluarën nuk kanë pasur rolin që i takon këtij posti të lartë të shtetit. Ne kemi vetëm dy personalitete që janë bërë vetë: Sali Berisha dhe Ilir Meta, të tjerët i kanë bërë të tjerët. Ata që bëhen vetë, bëjnë politikë. Marrin vendime. Të tjerët ia nënshtrojnë institucionin partive nga kanë ardhur. Nga kjo pikëpamje është mirë. Por nuk mjafton kjo, edhe Meta duhet parë se si do të sillet si President. Nëse Meta do të dalë nga shtëpia e LSI-së për t’u bërë vëllai i madh i të gjithë shqiptarëve do të luajë një rol pozitiv, nëse do të dalë të gërthasë si para zgjedhjeve, nuk do të luajë ndonjë rol të madh për interesin e vendit”, tha Shehi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?