Shehi: Opozita nuk drejtohet nga një person, PD të reflektojë

Kreu i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, deputet nga listat e PD-së, Dashamir Shehi ka theksuar se opozita nuk duhet të drejtohet nga një person i vetëm. Shehi shprehet se PD ka 20 vjet që ka vetëm një person.

Sipas tij, pas vjeshtës nevojitet një reflektim i thellë. Sa i përket qeverisjes në katër vitet e ardhshme, Shehi thotë se çdo gjë do të jetë me e keqe. Sipas tij, njerëzit do e kuptojnë se Rama në katër vjet nuk bëri asnjë punë jo për shkak të aleatëve por të atij vetë.

”Ta kuptojë që opozita nuk drejtohet thjeshtë nga një person. Ky është një gabim i madh. Opozita duhet të drejtohet nga institucione opozitare. Edhe PD-ja vetë nuk mund të jetë parti që nuk ka as grup parlamentar, as kryesi partie, as këshill, as sekretar, as nënkryetar, asgjë. Ka 20 vjet që ka vetëm një person dhe pastaj numërimi fillon nga 1-shi mbaron tek 93-shi, 94…ka 90 vende bosh. Nuk vazhdon më kjo punë në këtë mënyrë. Partia do njerëz, do personalitete, do institucione që ta kontrollojnë edhe kryetarin dhe kryetari të jetë dikush i pari mes të barabartëve. Kjo nuk ka ndodhur vetëm me Bashën. Kjo ka filluar me Berishën dhe ka vazhduar. Basha ka paguar konsekuencat e një situate që është në vazhdim e sipër por nuk është se solli ndonjë gjë të re. Megjithatë, mendoj se PD-ja është forca më e madhe opozitare dhe i duhet koha për të reflektuar dhe për të parë si do të ndryshojë”,-shprehet Shehi për ”Shekullin”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?