Shehi: Vendi i mbushur me vrasës, Rama të…

Kreu i LZHK-së, dhe aleati i PD-së, Dashamir Shehi ka shprehur rezervat e tij për vendimin e parë të Vettingut ku u skualifikua gjyqtari Fatos Lulo, anëtar i Gjykatës Kushtetuese.

Shehi tha se nuk është shumë i bindur me ato që u publikuan se paska një shtëpi në Kanada që bën 480 mijë euro, pasi në Kanada shtëpitë nuk kushtojnë më lirë. Ai tha gjithashtu se kryeministri Rama dhe ministrja e Drejtësisë nuk duhet të flasë për procesin pasi politizimi i tij është vdekje e reformës.

“Duhet të shikojmë letrat si është çështja, por besoj se në këtë mes ka një dozë të madhe demagogjie, komisioni do duhet të punojë qetësisht, më thënë të drejtën me ato pak letra që shikoj nuk shikoj shumë gjëra, dhe më vjen keq që u them atyre të vettingut këtë. Do ta ftoja edhe kryeministrin dhe ministren e drejtësisë që të tregojnë qetësi dhe të presin, sipas rregullave, më vjen pak për të qesh se ky ishte nga djemtë më të mirë që ishte atje, nuk di çfarë mund të thuhet për të tjerët, me këtë deklarime po e politizojnë procesin, dhe kjo do të ishte vdekje e reformës. Ky nuk është një proces propagandë. Shqipëria është e mbushur me vrasës, ne kemi 200 mijë emigrantë në Kanada e Amerikë, të gjithë shtëpitë bëjnë sa e këtij. Ata duhet të kenë frikë nga reforma se kanë 5 vjet që qeverisin dhe grabitin këtë vend. Sot janë ngutur e gjithë Shqipëria se gjetën peshkun e madh”, tha Shehi në studion e ”Fax News”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?