FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Shehi zbulon detajet: Çfarë na ofroi zyrtari i DASH. Pikat ku ramë dakord

Kryetari i LZHK-së, Dashamir Shehi ka dhënë sot disa detaje lidhur me takimin që aleati i tij, Lulzim Basha ka mbajtur me zyrtarin e DASH, Hoyt Brian Yee.

Sipas Shehit, ditën e sotme Yee i ka ofruar Bashës sërish paketën e McAllister.

“Sot na është ofruar oferta e McAllister. Ishte një takim i vlefshëm, ndoshta më i vlefshmi i muajve të fundit. Të gjitha partitë e opozitës që morën pjesë në takim ishin dakord unanim mbi qëndrimin për të negociuar një datë tjetër të zgjedhjeve, jo atë të 18 qershorit. Nuk ka pasur zë kundër, qëndrimi ka qenë konstruktiv. Bashkë me zotin Basha me shpresën që të na jepet zgjidhje tjetër. Sot na është ofruar 18 qershori dhe se mund të vazhdojnë dhe pa ne. Do kemi shans dhe 2 apo 3 ditë për të negociuar një datë tjetër. Unë uroj që të vazhdoj për së mbari kjo punë. Është në proces negociatash”, pohoi Shehi në Vizion Plus.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?