Shehu: Po kërkohet “të shitet” shumë shtrenjtë “Ligji i Luftës”, Rama të bëjë transparencën

Nënkryetari i Komisionit Parlamentar të Politikës së Jashtme Tritan Shehu, jep alarmin se qeveria shqiptare, e frustruar tashmë në bisedimet e fundit me Greqinë, është gati të çedojë për një “lugë boshe”, siç është Ligji i Luftë.

Teksa kërkon që qeveria shqiptare të bëjë transparencën e bisedimeve në Kuvend, pasi çdo detaj nga marrëveshja po mësohet nga pala greke, deputeti demokrat paralajmëron se po kërkohet “të shitet” shumë shtrenjtë “Ligji i Luftës” në këmbime të mëdha nga Shqipëria.

Reagimi i plotë i Tritan Shehut

Swiss Digital Desktop Reklama

Në çfarë “qorrsokaku” po na fut kjo qeveri dhe Kryeministri Rama nëpërmjet negociatave të fshehta me Greqinë, veçse për t’i vënë një “patericë” pushtetit të tyre të rrënuar nga zullumet?!

Swiss Digital Mobile Reklama

Fatkeqësisht të gjitha lajmet gjatë gjithë këtyre bisedimeve ne po i mësojmë indirekt vetëm nga pala greke; dhe kanë qenë të vërteta ato!

Kryeministri Tsipras deklaron se ngelin për t’u detajuar tashmë me Shqipërinë vetëm Ligji i Luftës, Përcaktimi i Zonave Ekonomike Eksluzive dhe Kufijtë!

Ndërsa Ministri i jashtëm Kozias më parë deklaroi se kanë rënë dakort midis të tjerave edhe për mos përdorimin e termave gjeografike Çamëri e Vorio Epir!

Po kështu Hahn deklaron se po përcaktohen kufijtë midis Shqipërisë e Greqisë!

Ndërsa Qeveria jonë veçse hesht e mban një “terr informativ” edhe për Kuvendin e Komisionin e Jashtëm.

Nga sa duket, kërkohet “të shitet” shumë shtrenjtë “Ligji i Luftës” në këmbime të mëdha nga Shqipëria.

Spekulim i pastër ky! Për ne çështja e Ligjit të Luftës as ka ekzistuar, as ekziston, as ka qenë ndonjëherë pengesë për të realizuar partneritet strategjik e marrëdhënie shumë të mira me Greqinë; “heqja apo lënia” e tij nuk do të ketë ndonjë efekt, qoftë edhe për pronat e vjetra të shqiptarëve aty.

Ai ka rënë që me Konferencën e Paqes në Paris, me vendimin e Qeverisë Papandreu me 1987, me Traktatin e 1996, me anëtarësimin tonë në NATO, me marrëdhëniet e ngushta midis dy vendeve tona deri më 2013-tën.

Në qoftë se pala greke gjykon se për arsye të brendshme ajo duhet të ndërmarrë edhe ndonjë akt tjetër formal është e mirëpritur, ne nuk kemi ndonjë “Ligj Lufte” me Greqinë dhe as kemi pse ta shkëmbejmë këtë.

Së dytim, çfarë nënkupton termi që po lakohet “kufijtë”? Kufijtë tokësorë me Greqinë janë mirë të përcaktuar, ai i zonave detare lidhet kryesisht me ato ekonomike e ka një model zgjidhës, marrëveshjen e mëparshme, ose çuarjen në Gjykatën e të Drejtës në Hagë me mirëkuptim.

Siç duket Qeveria jonë tashmë e frustruar edhe për politikat aventuriere të ndjekura ndaj Greqisë në këto vite, është e detyruar të lëshojë çdo gjë, qoftë edhe në shkëmbim të një “luge bosh”, siç është i ashtuquajturi “Ligj Lufte”.

Pushteti nuk mund të mbahet kështu….se vjen një çast dhe…..

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?