Shembja e 2 godinave në Dhërmi reagon ashpër deputeti grek

Deputeti grek i partisë ‘Demokracia e Re’ Stefanos Ghikas  është shprehur për mediat vendase se autoritetet  shqiptare po shkelin të gjitha konceptet ligjore.

Ndërtesat të cilat u prishën në Dhërmi dy ditë më parë ai i konsideroi prona të popullsisë greke.

‘Kam frikë se qeveria shqiptare duke shkatërruar pronat që i përkasin minoritetit grek pa pritur edhe vendimet e gjykatës, nuk e kupton seriozitetin e veprimeve të saj që kanë të bëjnë kryesisht me anëtarësimin në BE” thotë deputeti.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai shton se mbrojtja e të drejtave të minoriteteve e përcaktuar nga Këshilli i ministrave të BE-së është kusht thelbësor për nisjen e negociateve për anëtarësimin e Shqipërisë në Union.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas tij me veprime të tilla qeveria shqiptare po bën cdo gjë që është e mundur që të mos anëtarësohet në BE.

Ai shprehet se veprimet për prishjen e pronave të minoritetit grek  do të duhet të marrin përgjigje nga pala greke por edhe nga BE.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?