Shembjet – Policia nxjerr me forcë familjen në Laprakë, përplasje (Video)

Policia ka nxjerrë me forcë nga shtëpia, banorët e një familjeje në Laprakë që ishin mbyllur brenda saj dhe refuzonin të dilnin, për të mos lejuar shembjen e shtëpisë nga IKMT-ja.

Me forcë është tentuar të shoqërohet dhe e zonja e shtëpisë, e cila në një moment është rrëzuar në tokë.

https://www.facebook.com/faxweb.al/videos/429968707810213/

Swiss Digital Desktop Reklama

Banorja, banesa e së cilës u prish sot në Laprakë ka deklaruar se i ka kërkuar policia dhe bashkisë tre ditë kohë për të hequr orenditë shtëpiake.

Swiss Digital Mobile Reklama

Banorja: I kërkova për  të lëvizur gjërat dhe procedurat ligjore. Unë nuk e kuptoj pse shteti vepron dhunshëm ndaj nesh. Është dhunë psikologjike. Nuk e kuptoj. I kërkova tre ditë kohë për të lëvizur orenditë. 

https://www.facebook.com/partiademokratike/videos/197913451112665/

Në kuadër të prishjes së banesave që preken nga projekti i Unazës së Madhe do të prishet dhe një banesë 2 katëshe.

E ndërsa ekskavatori po prish një objekt ngjitur, 5 pjesëtarë të kësaj banese nuk pranojnë të dalin nga shtëpia.

Për ta banesa është mundi dhe djersa e një jete dhe janë gati të ngujohen.

vijon…

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?