“Sheraton” braktis Shqipërinë, reagon Petrit Vasili: Rama e përzuri
Rrjeti i njohur i hotelerisë që prej 14 vitesh ishte prezent edhe në Shqipëri, do të largohet nga vendi tonë në muajin janar. Është fjala për ‘Sheraton’. Lajmin e njofton Shoqata Shqiptare e Turoperatorëve & Agjencive Turistike (ATOA).
Rama e përzuri, tashmë asnjë i madh i turizmit nuk është më në Shqipëri
Për këtë ngjarje ka reaguar edhe kryetari i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Pertrit Vasili.
Përmes faqes së trij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, Vasili deklaron se kryeministri Edi Rama e përzuri këtë kompani nga vendi, duke shtuar se tashmë nuk ka asnjë emër të madh të turizmit botëror më në Shqipëri.
Reagimi i plotë i Petrit Vasilit
Kryeministri e gjeti Sheratonin dhe e perzuri.
Asnje emer i madh i turizmit boteror nuk eshte me sot ne Shqiperi.
Per faqen e zeze te ketij kryeministri edhe Sheratonin te vetmin emer te madh, qe e gjeti e beri te ikte.
Le te hedhi tani ky kryeminister vulehumbur ne fb e tij foton e ish Sheratonit me emer te humbur qe tani nuk eshte me.
Kjo ishte nje tjeter dhurate e zeze e ketij kryeministri qe ka misionin shkretimin e cdo vlere ne Shqiperi.
KOHA JONË SONDAZH

