Shërbime elektronike në banka, Berisha: Rama do të shtijë në dorë regjistrin bankar

Ish-Kryeministri Berisha përmes një reagimi në Facebook, akuzon Kryeministrin Rama se po kërkon të marr në duar regjistrin e kredive dhe kursimeve të qytetarëve shqiptarë përmes shërbimeve elektronike. Duke ju referuar një denoncimi të qytetarit digjital, Berisha shprehet se Guvernatori i Bankës e kundërshton këtë veprim, pasi sipas tij , bankat e vendit i kanë bërë të qartë atij se ato do të largohen nga vendi ne rast se regjistri bankar i dorezohet ekzekutivit.

Reagimi i plotë

Rama do te shtije ne dore regjistrin bankar!

Swiss Digital Desktop Reklama

Prapa sulmit te djeshem kunder bankave te Edi Rames qendron kerkesa e tij per marre nen kontroll regjistrin e Kredive.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ta dashur miq, Edi Rama papritmas sulmoi me rrufe e bubullima, sistemin bankar ne Shqiperi.

Ata qe degjuan kete sulm te pazakont ndaj bankave ne keto 30 vite mbeten sa te habitur aq dhe te tronditur sepse ne bankat e vendit kane kursimet e tyre qindra mijera familje dhe biznese shqiptare.

Por qytetari dixhital informon se shkaku i sulmit te eger ndaj bankave qendron ne kerkesen insistuese te Edvinit per çvendosjen e regjistrit bankar nga Banka e Shqiperise tek zyrat e Rames, famozja drejtori e AKSH-it, ne menyre qe ai te vendose ne kontroll total kursimet dhe kredite e qytetareve shqiptar.

Guvernatori i Bankes se Shqiperise e kundershton ne menyre kategorike dorezimin e regjistrit bankar pasi bankat e vendit i kane bere te qarte atij se ato do te largohen nga vendi ne rast se regjistri bankar i dorezohet ekzekutivit.

Duke denuar me ashpersine me te madhe kete akt tiranik te Edi Rames, i bej thirrje guvernatorit te Bankes se Shqiperise dhe drejtuesve te bankave te vendit te refuzojne kategorikisht kete kerkese ne thelb marksite te Edi Rames. sb

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

PS a duhet të kandidojë në Bashkinë e Tiranës nga politika apo shoqeria civile?