FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Shërbimet publike, Gjiknuri: Nga java tjetër, çdo gjë online

Ministri i Energjisë dhe Infrastrukturës, Damian Gjiknuri, ka dhënë sot një lajm të mirë për qytetarët, përsa i përket marrjes së shërbimeve publike. Në një dalje për media, ministri Gjiknuri tha se çdo qytetar do të mund të bëjë pagesën online përmes portalit e-Albania. Sipas tij, MTI po studion të gjitha hapat e tjerë të nevojshëm për të lehtësuar shërbimet në Drejtorinë e Transportit Rrugor.

Deklarata

Jam sot para jush për të ju komunikuar një tjetër vendim në kuadër të hapave që po ndërmerr qeveria për lehtësimin dhe eleminimin e çdo lloj burokracie të tepërt dhe të panevojshme për marrjen e shërbimeve publike nga ana e institucioneve shtetërore. Për të gjithë ata qytetarë që duhet të marrin apo dorëzojnë dokumente në zyrat e administratës, ne shtojmë listën e këtyre dokumenteve që mund të tërhiqen online në portalin e-Albania, si nga qytetarët, ashtu edhe nga institucionet publike të cilave u nevojiten ato. Duke filluar nga java e ardhshme, asnjë institucion shtetëror, për nevojat e procedurave të veta, nuk do tua kërkojë më qytetarëve konfirmimin për gjendjen aktive të mjetit. Do jenë vet institucionet që do ta bëjnë këtë verifikim përmes portalit online e-Albania. Autorizimi për rifitimin e lejes së drejtimit dhe vërtetimi për lejen e drejtimit, të cilat janë shërbime me pagesë do të kryhen nga qytetari online. Pra, përmes portalit e-Albania, çdo qytetar që ka nevojë për këto dokumente mund ta bëjë pagesën online dhe gjithashtu merr vërtetimin online. Gjithashtu, ju bëj me dije se Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë është duke studiuar të gjitha aspektet ligjore me synim lehtësimin e procedurave dhe shërbimeve tjera që kanë të bëjnë me Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, me objektiv eleminimin e çdo mundësie për abuzim ndaj qytetarëve.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?