Sherefedin Shehu për Bashën : Dorëheqja nuk është urdhër për pushkatim, se je edukuar në Europë 

Një tjetër demokrat i është bashkuar grupit të atyre që kanë kërkuar dorëheqjen e kryetarit të opozitës, Lulzim Basha.

Kështu, ish-deputeti Sherefedin Shehu ka reaguar me një mesazh të shkurtër në “Facebook”, ndërsa e ka cilësuar kërkesën e demokratëve për Bashën si veprim demokratik, dhe jo urdhër për pushkatim.

“Kerkesa per doreheqje nuk eshte urdher per pushkatim. Ne jemi parti demokratike dhe Basha eshte rritur dhe edukuar ne Europe”, citohet në mesazhin e Shehut.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ish-deputeti demokrat, që kandidoi në garën për zgjedhjet e pjesshme për kryetar të Bashkisë së Dibrës një vit më parë, Sherefedin Shehu nuk e fsheh aspak zhgënjimin për humbjen e Partisë Demokratuike në garën parlamentare të së dielës. Sipas tij, humbja e PD-së është një dëm i madh jo vetëm për demokratët, por për gjithë Shqipërinë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Dhe për këtë arsye, përmes një reagimi dje në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, Shehu bën apel se ka ardhur që demokratët të nisin menjëherë punën për ringritjen e PD-së.

“Humbja e PD ju dhëmb të gjithë demokratëve, por është një dëm i madh për Shqipërinë. Të fillojmë menjëherë punën për ringritjen e saj”- shkruan ish-deputeti i PD-së Sherefedin Shehu në reagimin e tij.

Kujtojmë se pasi Basha njoftoi ngrirjen e funksioneve të tij një ditë më parë dhe hapjen e garës për kreun e ri të PD, lumë deklaratash pasuan, ndërsa një grup demorkatësh kërkuan dorëheqjen e tij.

“Me efekt të menjëhershëm, kam vendosur të ngrij të gjitha funksionet e mia organizative si kryetar i PD dhe tua delegoj dy nënkryetarëve dhe sekretarit të përgjithshëm për të organizuar me fuqi të plotë vendimmarrëse garën për kryetarin e PD sipas parimit një anëtar një votë. Unë kam projektin tim, do ta vlerësojnë demokratet ne një gare te hapur te ndershme dhe te barabarte. Gjeja me e lehte për mua do te ishte te largohesha por e di se cfare ka ndodhur…jo duke ikur por duke luftuar deri ne fund me demokratet dhe per ta”, tha Basha një ditë më parë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?