Sherefedin Shehu: Humbja e PD-së, një dëm i madh për gjithë Shqipërinë. Të nisë menjëherë puna për ringritjen e saj
Ish-deputeti demokrat, që kandidoi në garën për zgjedhjet e pjesshme për kryetar të Bashkisë së Dibrës një vit më parë, Sherefedin Shehu nuk e fsheh aspak zhgënjimin për humbjen e Partisë Demokratuike në garën parlamentare të së dielës. Sipas tij, humbja e PD-së është një dëm i madh jo vetëm për demokratët, por për gjithë Shqipërinë.
Dhe për këtë arsye, përmes një reagimi në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, Shehu bën apel se ka ardhur që demokratët të nisin menjëherë punën për ringritjen e PD-së.
“Humbja e PD ju dhëmb të gjithë demokratëve, por është një dëm i madh për Shqipërinë. Të fillojmë menjëherë punën për ringritjen e saj”- shkruan ish-deputeti i PD-së Sherefedin Shehu në reagimin e tij.

KOHA JONË SONDAZH

