FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Sherr në Kuvend mes Berishës dhe Ballës, PD bllokon foltoren (FOTO-VIDEO)

 

Pas më shumë se 10 orë debatesh seanca parlamentare është tensionuar si pasojë e akuzave që shkëmbyen me njëri tjetrin ish-kryeministri Sali Berisha dhe nënkryetari i grupit të PS, Taulant Balla.

Në replikën për Berishën në lidhje me debatin për cështjen CEZ, Balla tha se nuk mund të merrem me një plak të ngordhur, cka solli reagimin e Opozitës, deputetët e saj u ngritën në këmba -ara foltores së Kuvendit duke mos lejuar deputeitn Balla të vijonte fjalën e tij. menjëherë u vendos një kordon i efektivëtrë të sigurisë në Kuvend.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në përpjekje të mos lejuar zotin Balla të vijojnte fjalën e tij deputetët demokratë dëmtuan foninë. Për këtë arsye nënkryetarja e Kuvendit Valentina Leskaj ndërpreu seancën.

Swiss Digital Mobile Reklama

Balla: Pas debatit javën e shkuar nuk kisha ndërmend të merresha me ty personalisht se kam shumë miq dhe kolegë që më thonë ke gjetur një të ngordhur dhe merresh me të ..

Ti fyen cdo ditë, zonja që ke afër më tha sot basdard, i the ministrit të Brendshëm, fyerje pa fund. tani se ti je i lodhur kjo është cështja jote. Ne e kemi vendosur të mos merremi me ty. Nuk merremi fare me ty. Cohesh këtu dhe thua përdhunues. Merre cfarë të vërtetë ke dhe coje në Prokurori, thua vrasës, merre dhe coje në prokurori. Fyeve babain e kryeministrit. Je një shpifës dhe që të të vijë turp që në moshën 70-vjecare ke përfunduar në këtë deregje.

Zonja aty tha disa herë fjalën basdard. Unë nuk di që në asnjë parlament një deputete ti drejtohet kolegut me fjalën basdard. Unë jam i sigurtë që ju vini këtu me shpifje, fyerje…zbardhni fjalën e atij zotërisë.

Valentina Leskaj: “10 minuta pushim. Bëtë gabim që e shkulët foninë. Nuk është normale të silleni si vandalë”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?