Sherr PD-PS. Ministri teknik reagon për vendimin e DAP

Ministria e Drejtësisë: Nuk marrim urdhra nga DAP. Sekretarja e Ministrisë është e pezulluar dhe do e padisim penalisht

Pas refuzimit nga DAP, për shkarkimin e sekretares së Përgjithshme të Ministrisë së Drejtesise, Juliana Hoxha, reagon ministri teknik Gazmend Bardhi. “Juliana Hoxhaj vijon e pezulluar”, thuhet ne njoftimin e Ministrise se Drejtesise, ku vijohet nder te tjera se “kjo sjellje në kundërshtim flagrant me ligjin, nuk pengon Ministrin e Drejtësisë të marrëmasat e nevojshme në përputhje me Kushtetutën, ligjin për nëpunësin civil dhe Kodin Zgjedhor”.

REAGIMI I PLOTE:

Swiss Digital Desktop Reklama

Ministria   e   Drejtësisë   nuk   ka   marrë   zyrtarisht   dhe   nuk   pret   asnjë vendimmarrje nga Departamenti i Administratës Publike, i cili nuk ka asnjë autoritet për të kontrolluar dhe verifikuar urdhrat e Ministrit të Drejtësisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ministri   i   Drejtësisë   ka   pritur   në   përputhje   me   ligjin,   përgjigje   nga Departamenti i Administratës Publike, deri në momentin e hyrjes në fuqi të vendimit nr.  437/2017 të  Këshillit të  Ministrave, i  cili  ngarkon titullarin  e ministrisë për të marrë masat e pezullimit ndaj nëpunësve civilë që janëkandidatë në zgjedhje.

Departamenti   i   Administratës   Publike   është   në   lirinë   e   tij   të   plotë   të mbështesë paligjshmërinë në administratën publike, duke lejuar procedurat fiktive dhe të falsifikuara të kryera nga nëpunës civil. Për këtë përgjegjësia është   individuale   dhe   vetëm   e   këtij   institucioni.

Por   kjo   sjellje   në kundërshtim flagrant me ligjin, nuk pengon Ministrin e Drejtësisë të marrëmasat e nevojshme në përputhje me Kushtetutën, ligjin për nëpunësin civil dhe Kodin Zgjedhor. Në përputhje të plotë me kuadrin ligjor në fuqi, me urdhrin nr. 3817, datë08.06.2017,   Ministri   i   Drejtësisë   ka   urdhëruar   pezullimin   nga   detyra   tëSekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Drejtësisë. Ky urdhër është nëfuqi dhe çdo palë e ineteresuar mund ta ankimojë në rrugë gjyqësore.

Ministria e Drejtësisë rikonfirmon që Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Drejtësisë vijon të jetë ligjërisht i pezulluar nga detyra dhe nuk është kthyerdhe nuk mund   të kthehet   në detyrë,   derisa të ketë   rënë shkaku ligjor  ipezullimit. Gjithashtu,   bëjmë   me   dije   se   për   shkak   të   shkeljeve   flagrante   të   ligjit, Ministri i Drejtësisë ka nisur procedurat e lirimit nga detyra të Sekretarit tëPërgjithshëm të Ministrisë së Drejtësisë, si dhe po përgatit kallzim penalndaj   Drejtoreshës   së   Departamentit   të   Administratës   Publike   dhe   znj.Juliana Hoxha.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?