“Sherri”, Fino-Braçe në Kuvend. Debatet e plota

Në këtë debat u përfshi dhe kreu i grupit PS-së Gramoz Ruçi por edhe kryeminsitri Edi Rama dhe Ilir Meta, ndërsa në momentin kur Meta e hodhi në votim me karton dhe grupin PS, Braçe u largua nga salla.
Debati u bë në seancën e 27 nëntorit kur do të votohej pr/buxheti 2015.
Fino: Ajo që kam propozuar është që agjencia të quhet Agjencia Kombëtare e Pushtetit Vendor dhe nga 8 inspektorë të bëhen në 12.
Anastas Angjeli:…Sa i takon numrit të agjentëve ne jemi konsultuar me qeverinë dhe qeveria ishte dakord që fillimisht të vendosen 8 dhe më pas nga mirëfunksionimi i agjencisë, nëse duhet më tutje janë mundësitë nga fondi i rezerva që të shtohen dhe 4 të tjerë.
Fino:Është propozim që kemi bërë ne dhe Komisioni i Ekonomisë nuk ka të drejtë të ndryshojë nga 12 në 8 dhe nuk ka të drejtë të thotë që është konsultuar me qeverinë. Kjo agjenci do të thotë se do punojë në 12 qarqe dhe nuk prishet puna për 4 vetë.
Kemi shtuar në shumë institucione të pavarura njerëz dhe të mos shtojmë 4 vetë, nga një inspektor në çdo qark. Nuk më duket korrekte kundërshtimi dhe kërkoj që gjithë grupi parlamentar të votojnë për 12 inspektorët.
Rama:Propozimi që bën zoti Fino ka një sens sepse bëhet fjalë për të respektuar numrin e qarqeve. Nga ana tjetër Komisioni i Ekonomisë ka të drejtën të diskutojë madje dhe të refuzojë në moment të caktuara jo vetëm komisionin e ligjeve por dhe qeverinë por nga pikëpamja jonë meqë u referua relatori tek qeveria nuk shikojmë asnjë problem nëse Komisioni i Ekonomisë e shikon të arsyeshme të shtojë dhe 4 punonjës thjesht për mbulimin e të 12 qarqeve, edhe pse edhe ideja që të nisë me një bërthamë më të vogël dhe më pas të ngrihet nuk është e pajustifikueshme. …Komisioni i Ekonomisë ka fjalën e fundit.
Braçe:Ne kemi marrë në shqyrtim të gjitha kërkesat që kanë ardhur dhe kanë qenë tërësisht të argumentuara. Ndërkohë që nuk është e vërtëte që i kemi marrë parasysh të gjitha kërkesat për punonjës të institucioneve të pavarura. Nuk kemi marrë parasysh kërkesat e prokurorisë.
Nga ana tjetër nuk lidhet me numrin por me atë që reforma administrative do të jetë pas 6 muajve të parë të vitit. Agjencia të nisë menjëherë me 8 njerëz dhe natyrisht…
(Ndërhyn Fino por nuk dëgjohet)
Brace:Meqë jeni ju i zoti … pa merak tja u japi i Zoti.. merreni…
Meta i drejtohet Ruçit: Mendoni ti hedhim në votim propozimin e zotit Fino dhe atë të Komisionit të Ekonomisë, apo të bëjmë dy minuta pushim.
Ruçi:Komisioni i Ekonomisë ka ardhur me një draft konkret që është paraqitur në seancë. Është e drejtë e cdo deputeti të bëjë amendime. Por grupi PS do të mbështesë atë propozim të komisionit të Ekonomisë.
Meta:… Kam një vështirësi..amendamentet duhej të ishin paraqitur 24 orë më parë, por nuk e kemi një amendament të tillë.
……………
Meta:Mendoj të hedhim në votim amendamentin e zotit Fino më pas votojmë variantin që ka sjellë komisioni i Ekonomisë.
Amendamenti hidhet në votim me karton. Braçe kundër, Meta abstenon. Rama pro.
Meta (pasi mëson rezultatin): Miratohet amendamenti i zotit Fino.
Dëgjohen duartrokitje, Braçe ikën nga salla.
Meta:Keni konstestim për mënyrën e votimit? Dakord, 2 minuta pushim e votojmë me elektronikë. Meqë nuk kanë besim te sekretaria votojmë me elektronikë. Deputetët të mos lëvizin.
(2 minuta pushim)
Ruçi: Nuk duhet të krijojmë asnjë precedent në shkelje të rregullores, sidomos për një rast si buxheti i vendit. Nuk ka propozim 24 orë para. Nuk mund të votohet. Nuk mund të hidhet fare në votim, pasi nuk ka të depozituar amendim 24 orë para siç është rregullorja.
Fino:Pas votimit jam shumë i qetë. Kjo mënyrë artifice që po bëni me kreytarin tim të grupit tregon se do më vidhnin fitoren, pro fitorja është fitore, por kjo nuk është personale. ….Më vjen keq që nuk janë fleksibël. Nëse ministria e Financave tha nuk ka problem ku është e keqja këtu për të respektuar rregulloren se nuk ka qenë 24 orë para, por unë sot e pashë, pasi propozimin në Komisionin e Ekonomisë e kam bërë për 12 vetë. Do zihemi thjesht për një gjë. Më vjen keq por nuk ka asgjë personale pro proceduriale. Janë 12 qarqe, 12 inspektorë, ku ështe e keqja këtu, ne kemi shtuar punonjësit e dynjasë për cdo institucion, për 4 vetë po bëjnë namin, po më nxjerrin rregulloren këtu, megjithatë votimi u bë dhe unë moralisht kam fituar.
Meta: Unë jam i detyruar të respektoj rregulloren….Kjo është çështje proceduriale…Unë për këtë komunikoj vetëm me kreun e grupit PS-së zoti Ruçi, pasi është thjesht çështje proceduriale.
Edi Rama:Nëse nga pikëpamja proceduriale ky propozim është i pavotueshëm atëherë nuk merret parasysh procedurialisht por ka një vullnet që u shpreh dhe ne marrim përsipër që duke respektuar këtë vullnet, menjëherë jo bazuar tek ligji i buxhetit të bëjmë të mundur që të shtohen 4 persona duke bërë rialokime pozicionesh.
Dhe vullneti i popullit përmes parlamentit do respektohet dhe procedura strikte do respektohet.
Nga pikëpamja proceduriale projekti i buxhetit nuk preket dhe nuk konsiderohet si votim që sjell ndryshmin por kemi marrë shënim vullnetin dhe agjencia do të ketë 12 persona. Kjo është e vetmja mënyrë për të arbitruar ndeshjen mes Finos e Braces.
Meta:Mesa kuptoj unë mbetemi tek varianti i komisionit të Ekonomisë.