Sherri PS-LSI në Lezhë. Viktor Tushaj përgjigjet Pjerin Ndreut: Me gjithë respektin për policët, ti mbetesh polic

Pas përplasjeve me armë në Lezhë, ku mbeti i plagosur një përfaqësues i LSI-së gjatë ditës së zgjedhjeve, replikat mes PS dhe LSI vazhdojnë edhe sot. Deputeti i LSI, Viktor Tushaj ka reaguar sot pas deklaratës së deputetit të PS Pjerin Ndreu. “Me gjithë respektin që kam për profesionin e policit dhe sidomos misionin e tij, ai përsëri mbetet polic. Gjynah që parlamenti i ardhshëm do i ketë disa brenda”,- thotë Tushaj në reagimin e tij..

Çfarë shkruajti Pjerin Ndreu: “Per ca LSI-sta te ekzaltuar te Lezhes, meqe keni marre nje medalje deputeti dhe nuk leni vend pa e permend ate punen e NATO, po ju bej me dije : 1-Ju thate se do jeni force e pare dhe se do nxirrnit PS me nje deputet. 2-Thate qe do merrnit 2 deputet, por mezi moret nje. Kerkojini leket se keni pagu per tre. Perfaqesuesit tuaj ne numerim po ziheshin se nuk dilnin hesapet e flisnin hapur per pagesa marramendase. 3-Thate se do keni kryeministrin por moret ate qe korret, opoziten e perhershme. Mos u ngrefosni me parate e Like floririt e me eskorten ne dispozicion duke shpernda leke se me keni zgju instiktet e policit qe te siguroj deshmi se si i keni blere njerezit, kush i ka blere dhe tu coj ndonje xhiro nga burgu Shenkollit e tu heq dhe ate mandat te ndotur qe moret. Ju e dini se kur them e bej…! Beni qejf ne opozite se vone e keq do e shifni pushtetin me sy. Shifemi nga Lezha…!”

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?