Shezai Rrokaj: Kur cenohet drejtësia populli ka të drejtë vendosjen e saj

Deputeti i LSI-së, Shezai Rrokaj deklaron se kur qeveria cenon drejtësinë, atëherë populli ka të drejtë vendosjen e saj.
Në një reagim në Facebook, ai shprehet se me vendimet e fundit qeveria ka shkelur gjithë konsensusin e arritur për reformën në drejtësi. “Sikur të mos mjaftonte gjithë kjo, dje u vendos edhe kapja e drejtësisë nëpërmjet organit të akuzës, duke shkelur haptazi Kushtetutën. I ashtuquajturi veting, i votuar në kuvend me 140 vota dhe i sanksionuar në Kushtetutë, nuk u zbatua. Mazhoranca pushtoi politikisht drejtësinë. Kur cenohet drejtësia populli i kthehet të drejtës natyrore për vendosjen e saj”,- shprehet Shezai Rrokaj.

Postimi në Facebook:

“Sot edhe institucionet ndërkombëtare si Interpoli, Departamenti amerikan i Shtetit, Bashkimi Evropian e kanë pohuar se zgjedhjet në Shqipëri u blenë me paratë e drogës dhe të korrupsionit. Qeveria u përfshi me strukturat e policisë në kanabizimin e vendit. Sikur të mos mjaftonte gjithë kjo, dje u vendos edhe kapja e drejtësisë nëpërmjet organit të akuzës, duke shkelur haptazi Kushtetutën. I ashtuquajturi veting, i votuar në kuvend me 140 vota dhe i sanksionuar në Kushtetutë, nuk u zbatua. Mazhoranca pushtoi politikisht drejtësinë. Kur cenohet drejtësia populli i kthehet të drejtës natyrore për vendosjen e saj”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?