Shezai Rrokaj: Ky teatër absurd i absurditetit të kësaj Qeverie

Deputeti i LSI-së, Shezai Rrokaj e ka cilësuar qëndrimin e qeverisë për Teatrin Kombëtar, si absurditetin më të madh që mund të bëjnë institicionet kundër trashëgimisë së vendit.
Fjalimi i plotë i deputetit Shezai Rrokaj:

Drafti që po diskutojmë sot është i veçantë për nga sensibiliteti publik, ngarkesat emocionale vetjake, por edhe për nga besimi që kemi marrë nga populli dhe betimi ynë në Kuvend se vendimmarrjet tona për të mirën e qytetarëve tanë do të jenë drejta. Kësisoj, për sa varet prej meje, nuk dotë këmbeja kurrë drejtësinë e një vendimmarrje me kahjen politike e, ca më keq, vetëdijen personale e kombëtare ta keqpërdorja për shkak të përkatësisë politike sepse gjykoj, si shumë prej jush, se kemi një gjë të përbashkët përtej ndasive e këndvështrimeve politike, dhe qëështë dashuria për Shqipërinëpër të cilën Fishta, në një kontekst tjetër, por me këtë kuptim do të shprehej: Vërtetë ne kemi Bajram e Pashkë, por Shqipërinë e kemi bashkë!
Sot është çasti pra, për të qenë të paktën njeherë deputet i pavarur prej partisë, por i varur terësisht prej emrit tënd, prej votuesittënd dhe në shërbim të vendit tënd vendit tënd. Sepse, siç do ta shohim më poshtë, ky draft na e nxjerr veten në tejqitje, përtej limiteve të deformimit ligjor, ekonomik, kulturor. Ky draft udhëhiqet prej stomakut të babëzisë oreksngrënese, jo prej mendjes e zemrës; jo prej dashurisë, por prejkokëfortësisë; jo prej dialogut për të ndrequr punët e kombit, por prej unit kryeneç e urrejtjessë alteregos në dëm të interesit publik.
Dhe kjo duket qartë:
1) Kur Kryeministria vendosi ngarkojë si bashkëpropozues Ministrinë Financave dhe Ekonomisë si dhe Ministrisë e Kulturës, por nuk jepet asnjë arsye përse është mënjanuar nga drafti Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, e cila e ka për objekt të punës së saj “hartimin dhe zbatimin e politikave në zhvillimin urban dhe të infrastrukturës”.
2. Kur në Relacionin shoqërues thuhet se ky draft mbështëtet nëKushtetutën e Republikës së Shqipërisë nenet 41, 78 dhe 83, të cilët nuk kanë lidhje të mirëfilltë me draftin në fjalë. Në fakt ky draft bie ndesh me nenet 13, 113, 116 të Kushtetutës dhe Ligjin për Qeverisjen Vendore, ku tjetërsimi i pronave bëhet me vendim të Këshillit Bashkiak me 3/5 e votive. Ai bie ndesh gjithashtu me Ligjin që rregullon Partneritetin Publik-Privat, pasi ai mënjanon të drejtën e konkurrimit në garë të hapur mundësisht mekonkurs ndërkombëtar. Rasti konkret nuk bën pjesë as edhe në fushën e zbatimit të legjislacionit të koncesioneve.
3.Kur në këtë teatër absurd të absurditetit qeverisës thuhet se shteti zotëron 8465 metra katrorë, prej të cilëve 2100 metra katrorë janë të Bashkisë, por nuk ka asnjë të dhënë sa është sipërfaqja e privatit sipërmarrës. Njëherë thuhet se vlera e tokës është 500 ml, kurse në fund të relacionit thuhet se vlera shkon 6 ml euro, që s’është e njëjta gjë. Aty thuhet qartë se teatri kushton rreth 30 ml, por nuk thuhet sa përfiton privati, që disa ekspertë e shpien fitimin në 200 ml. Në Relacion thuhet se shteti nuk do të paguajë asnjë qindarkë dhe privati merr përsipër t’i dorëzojë teatrin. Po këto 8465 metra a kanë vlerë integrale, duke përllogaritur koston dhe përfitimin nga zhvillimi i kësaj zone? Sepse duke parë relacionin duket sikur sipërmarrësi po e merr përsipër zhvillimin e zonës për të na dhuruar një Teatër Kombëtar me një efekt financiar plot 24 ml po të kemi parasysh çmimin e truallit dhe çmimin e Teatrit.
A e keni vënë re në Relacion, të nderuar deputetë: flitet vetëm për teatrin që do të rilind prej kullave, me përshkrime të detajuara, por nuk thuhet asnjë fjalë se çfarë realisht synohet të ndërtohet në këtë zone.Pra, është dhënë një maket teatri si pjesë e integruar e një qendre polifunksionale, që arkitektët e kanë identifikuar si të ngjashëm me ndërtesa në Afrikën e Jugut a në Korenë e Veriut, por nuk flitet fare për kullat do lindin prej teatrit. Nuk dihet sa do të jenë 4, 5, 6 kulla? Ashtu si dhe për sipërfaqen e privatit, ka terr informativ për lartësinë e qiellgërvishtëseve në Relacion. Asnjë informacion për përqëndrimin e popullsisë në këtë zonë, asgjë për trafikun që, me ndërtimin e sheshit është, qysh tani,tejet i rënduar dhe paraqet probleme në lëvizjen e automjeteve.
5. Thuhet gjithashtu se modeli ekonomik i propozuar mbështetet në disa praktika të aplikuara më parë nga Qeveria, përgjatë tri viteve të fundit 2016-2018, si mënyra innovative. Në fakkt, modelet që sillën si të ngjashëm me draftin në fjalë nuk kanë ngjashmëri as për sa i përket reputacionit të kontraktorëve të huaj (kurse sipërmarrësi në këtë draft është vendas) e as për sa i përket marrëdhënieve me shtetet përkatëse: kontrata koncesionare e Rrugës së Arbrit me “China State Construction Company”; kontrata e shtetit shqiptar me kompaninë “Star Bridge Port Developments Limited” për Portin e Karpenit apo Kontrata ndërmjet shtetit shqiptar dhe shoqërive “Cengiz Construction & Kalyon & Kolin Construction për “Aeroportit të Vlorës”.

Sipas këtij propozimi, thuhet se shteti nuk ka asnjë risk financiaro-ekonomik në lidhje me dhënien e të drejtave të zhvillimit të zonës dhe përfitimin e ndërtimit të Teatrit të ri Kombëtar. Së pari, duhet thënë se dhënia e gjithë kësaj hapësire publike një privati, pse nuk paska risk?
Po në qoftë se sipërmarrësi falimenton a ka risk, po në qoftë se midis palëve lindin konflikte që hapin procese gjyqësore, a ka risk? Po në qoftëse një sipërmarrës tjetër do të jepte një propozim më të mirë, a është me risk ky që kemi? Po në qofte se negociatat e komisionit shtetëror me investitorin sipërmarrës për të garantuar mirëfunksionimin e këtij propozimi dhe optimizimin e interesave të palëve, nuk shkojnë si duhet në mbrojtje të interest publik, a ka risk? Ç’do të thotë se janë institucionet shtetërore kompetente ato që do të garantojnë se zhvillimi do të bëhet në përputhje me kuadrin ligjor në fuqi, a thua se nuk janë dy palë por në fakt një e vetme?
Pra, në momentin që bëhet një kontratë shteti, në rolin e pronarit të truallit, nuk mund të përmbush njëkohësisht rolin e rregullatorit, verifikuesit, kontrolluesit, apo edhe ndëshkuesit të palës tjetër, sepse marrëdhëniet mes palëve I rregullon gjykata. Por, me sa duket, kjo që po ndodh dëshmon se “shteti” dhe sipërmarrësi janë një palë e vetme.
Po si doli absurd teatri prej absurditetit të një fiksimi?
Fiksimijuajështë teatri i kullave, që para 20 viteve, kur u projektua ideja e prishjes së tij dhe ndërtimit të njëqendre polifunksionale me kulla.
Në funksion të këtij fiksimi u abrogua VKM-ja 180/ 2000, e cila u mbëtshtet në nenet 16, 17 te ligjit te 1994 dhe që këtë pjesë e konsideronte ansambël të trashëgimisë kulturore. Kështu VKM-ja 325/2017 ia heq këtë emërtesë dhe dhe e shpall zonë të mbrojtur duke e kthyer në zonë zhvillimi. Por edhe zhvillimi në këtë zonë duhet të jetë në përputhje enë harmoni me pjesën historike, gjë që sanksionohet juridikisht në Ligjin për Trashëgiminë Kulturore dhe Muzetë”, të miratuar pa opozitën disa muaj më parë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Po në këtë relacion, nga njëra anë thuhet se “IMK-ja i shprehet Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve se Teatri Kombëtarështë një “ndërtesë pa vlera”, duke mos u përfshirë në urdhrin nr.122, datë 5.3.2007, “Për Shpalljen Monument Kulture të kategorisë së II-të të ndërtesave në aksin kryesor të Qendrës Historike të qytetit të Tiranës”.
Po kështu, bazuar në vlerësimin e godinës së Teatrit Kombëtar, të bërë nga Instituti i Ndërtimit, me shkresën nr.75/1, datë 23.3.2018, rezulton se: Referuar normativave për projektimin, kushtet aktuale të godinës së Teatrit Kombëtar nuk janë të përshtatshme për kryerjen e 5 aktiviteteve për të cilat është projektuar. Si këto dy institute dhe artistë të përdorur prej shtetit në dëm të interesit publik për interesat e grupeve të caktuar me imunitet qeverisës,këto tri dekada demokraci kanë njohur me bollëk, siç po shpërfaqen e ekraneve të porositura edhe këto ditë. Ky lloj shteti e dekurajon kurajën publike, sepse i fut hundët deri te jeta personale e individit.
Por a përbën vlerë kjo “ndërtesë pa vlerë?
a) Teatri Kombëtar krijoi bazat e trupave të para teatrore dhe profesioniste ndërmjet viteve 1944-1945, si prodhues i artit skenik, dhe, si një shkollë e artit teatror kombëtar, gjithashtu, ndër vite zhvilloi dhe promovoi vlerat më sublime të kulturës shqiptare në mbarë hapësirën shqiptare. Veprimtaria e Teatrit Kombëtar ka nxitur zhvillimin e artit, si krijimtari shpirtërore, si vlerë të identitetit kulturor kombëtar, tërealizimit të veprave teatrore të autorëve shqiptarë dhe të huaj.
Teatri ka prodhuar projekte artistike, ku janë angazhuar një gamë e madhe regjisorësh, aktorësh, skenografësh, reparte prodhimi, garderoba, rekuizitë, skena, foni, etj, që kanë synuar promovimin e artit dhe të kulturës teatrore në Shqipëri dhe jashtë kufijve.
c) Në TK u rritën dhe u afirmuan regjisorët e plejadës së parë, si Sokrat Mio, Pandi Stillu, Andrea Malo, për të mbërritur në një stad të lartë pjekurie profesionale me regjisorët Pirro Mani, Kujtim Spahivogli, Mihal Luarasi, Fatos Haxhiraj, Dhimitër Pecani, Agim Qirjaqi, Gëzim Kame, dhe pas viteve ’90-të, një brez të ri regjisorësh si: Altin Basha, Kiço Londo, Hervin Çuli, Mehmet Xhelili, Arben Kumbaro, Alfred Bualoti, etj.
d) Pjesë të kujtesës historike dhe kombëtare bëjnë artistët e mëdhenj shqiptar, si: Mihal Popi, Naim Frashëri, Kadri Roshi, Sulejman Pitarka, Loro Kovaçi, Pjetër Gjoka, Sandër Prosi, Ndrek Luca, Marie Logoreci, Violeta Manushi, Robert Ndrenika, Prokop Mima, Margarita Xhepa, Drita Pelingu, Ndrek Shkjezi, Gjon Karma, apo aktorë të brezit tjetër, si Agim Qirjaqi, Roland Trebicka, Ndriçim Xhepa, Yllka Mujo, Fatos Sela, Luiza Xhuvani, Fadil Kujovska, Ahmet Pasha, Bujar Lako, Bujar Asqeriu, Rajmonda Bulku etj.
Po ju pyes: akanë lidhje këto vlera me Teatrin Kombëtar?
Të nderuar deputetë!
Është e qartë se për këtë qeveri interesi nuk është teatri, sepse për turpin tonë kombëtar kaq fonde do ishin gjetur aq sa të mos e koritnim turpësisht fytyrën kombit mbarë, se po ia dhënkemi privatit se nuk paskemi burime financiare. Nëse nismën e merr privati, kjo nuk ka dyshim se ai, me të drejtë, më parë do mendojë për kullat dhe teatrin do ta ndërtojnë sepse atij i duhen kullat. Por çuditërisht në Relacion nuk flitet për to, sa kulla, me sa kate, si do të rrinë në harmoni me këtë pjesë historike të qytetit.
Siç e keni vënë re ka një kakografi ligjore, që nuk e legjitimon këtë sipërmarrje perfide. Ndaj edhe Qeveria po ia shet apo po ia lë në derë këtë vendimmarrje Kuvendit, sigurisht kolegëve të mazhorancës, sepse ajo do ta heqë përgjegjësinë nga vetja. Nuk ka bashkëpunim me grupet e interesit, me publikun, nuk ka transparencë ekonomike midis publikut si pronar dhe sipërmarrësit, sepse rolin e publikut e kanë marrë ata që, këtu e 20 vite më parë ushqyen në subkoshiencën e tyre se si do ta gllabëronin bashin e vendit.
Kryeministri e tha dje se Teatri nuk është më pjesë e historisë. Pak më lart vumë në dukje se historia e e dy teatrove ështëpjesë integrale e historisë sonë 80-vjeçare me kulturën, artin, skenën, krijimtarinë, jetën shoqërore dhe vetë albanologjinë. Në një shkrim shumë të qartë dhe argumentues, në një të përditshme, studiuesi Plasari do t’i bënte thirrje publikut dhe sidomos ne, vendimarrësve, se amnesia kolektive është fshirje e identitetit kolektiv. Ai do të shprehej se është i mjerëai popull që ka humbur kujtesën e historisë së kulturës, tëartit, tëjetës sociale, tëalbanologjisë.Po sa të mjerë janë ata që mendojnë se jeta fillon nga dita që jam unë?! Që të përfshirë nga grykësia e pragmatizmit industrial janë gati që ta themelojnë botën nga e para. Në Evropën ku kërkojmë të shkojmë modernizmi ështënë vazhdim dhe në harmoni me traditën, e cila ruhet si objekt kulti, si pasuri e gjeneratave, si kujtesë që bashkon brezat, duke krijuar arketipin identitar në kuptimin e Jungut. Pra, llogaritjet mjerane në llaç e tulla, që pragmatistët industrialë janë rrekur të japin për ta quajtur ‘ndërtesë pa vlerë’, nuk kanë vlerë, sepse ato janë bërë në kushtet e presionit të pushtetit, që nën efeketet e pragmatizmit, ka rënë në amnezi historike. Historia ka për bashkudhëtare kohën dhe përfaqëson teatrin ku luhet jeta e një populli. Aty ku, siç thotë Heidegger-i, qenia gjëllin në kohë e ku gjuha e folur është trehëza e saj. Këto dy teatro janë pjesë e qenies sonë gjuhës së lëvruar në skenë, janë pjesë e rritjes sonë; ato janë pjesë e kujtesës sonë dhe kujtesa nuk ka çmim; ajo nuk mud të banalizohet me llaç e tulla, pasi pa të në jemi një hiç sartrian.
Historia e kujtesës sonëështë një tërësi ngjarjesh dhe monumentesh që në rrjedhë të kohës shërbejnë si pika referimi për të ardhmen dhe mbi të cilat ngrihet kujtesa kolektive e vetëdija në kuptimin e daseinit heiderggerian.
Të nderuar kolegë deputetë të mazhorancës!Po e mbyll duke ju pyetur sinqerisht:Cili është në thelbproblemi që diskutojmë sot: teatrin e kullave apo kullat tek teatri? Mund të merrja më shumë se një përgjigje, mbase edhe asnjë. Sidoqoftë,faktështë se amnesiajuaj për vlerën e Teatrit a për rijetësimin e tij në vend të prishjes është mbërthyer fort prej thanatosit e grykësisë së pragmatizmit industrial, i cili priret të rrafshojë gjithçka, që ta kthejë në një fushë të bardhë, do të thoshte Lock-u, e për t’ia filluar sërishqytetërimit nga e para. Dhe kjo që po ndodh sot, mù para nesh, ka njëemër:është një teatër absurd i absurditetit tëqeverisjes.
Quo vadis Shqipëri!

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?