Shikoni zv/kryeministren e Ramës te Fevziu

Senida Mesi u zgjodh zevendes-kryeministre e Qeverisë Rama II. Gjatë fushatës elektorale, në 30 Maj, disa javë përpara zgjedhjeve parlamentare, ishte e ftuar në emisionin “Opinion” të Blendi Fevziut në Tv Klan si kandidate për deputete me PS-në. Jo vetëm që u zgjodh, por Rama tashmë e ka emëruar zv/Kryeministre të qeverisë së tij. Në studion e “Opinion”, Senida Mesi paralajmëroi në njëfarë mënyre se do të mbante detyrë të rëndësishme nëse Partia Socialiste fitonte zgjedhjet.

“Nuk mund ta quaj veten politikane, sepse jam marrë me politika lokale. Politikat lokale ndryshojnë shumë nga politikat qendrore, më besoni. Më pëlqen shumë politika lokale, kam dhënë maksimumin aty ku isha. Ndoshta është momenti të kontribuoj diçka më shumë në politikën qëndrore”.

Është pikërisht ky pohim i Senida Mesit, e cila rreth 3 muaj para ditës së sotme kërkonte dhe paralajmëronte për të marrë më shumë përgjegjësi në qeverisjen qendrore, dhe kështu ndodhi.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

Por e pyetur nga Fevziu nëse ka kurajon ta kundershtoi Kryeministrin Rama ajo është shprehur se e ka bërë dhe do vazhdoj ta bej, te shohim se sa do ti qendroj fjalës së saj tani qe u zgjodh zevendesja e tij.

Blendi Fevziu: Do kesh kurajë të kundërshtosh Ramën?

Senida Mesi: Unë e kamë bërë dhe e kam provuar, kontrolloni facebook-un tim dhe e kam bërë dhe do vazhdoj ta kundërshtoj nëse gjithmonë qëllimi kryesor i imi dhe i Ramës do të jetë zhvillimi i vendit, zhvillimi i qytetit, zhvillimi i Shkodrës. /OPINION.AL

Deputetja e re e Shkodrës nga radhët e Partisë Socialiste, Senida Mesi është zgjedhur sot si zv-kryeministre e kabinetit “Rama 2”.

 

Por duket se nuk do të harrohet një gafë e saj gjatë zgjedhjeve të 25 qershorit, ku në emision “Dritare” të Rudina Xhungës, e ka cilësuar zonën e komunitetit rom, si “zonën e pakicës së jevgjive” dhe jo komuniteti rom.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?