Shkarkimet masive, Rama sqaron: Askujt nuk i mohohet e drejta të hyjë në konkurs

Dy ditë pasi kryeministri Edi Rama u kërkoi Live që të japin dorëheqjen, drejtorët e spitaleve rajonale të vendit, i janë bindur urdhrit ku mësohet se rreth 60% e drejtorëve kanë dorëzuar dorëheqjet. Po kështu paraqitet situata edhe në tatime dhe dogana. Lidhur me këto dorëheqje, kryeministri Edi Rama është pyetur nga ndjekësit e tij në rrjetet sociale, të cilët theksojnë se standardi që po ndiqet me shkarkimet në administratë është i dyfishtë, ku nga njëra anë shkarkohen drejtorët, ndërsa nuk ka asnjë shkarkim ministrash.

Nisur nga kjo kreu i Ekzekutivit sqaron se dorëheqjet apo shkarkimet nuk mund të bëhen pas konkurseve, po përpara tyre, ndërsa garanton se askujt prej tyre nuk i mohohet e drejta e pjesëmarrjes në këto konkurse.

Komenti i plotë i Ramës në “Facebook”

Swiss Digital Desktop Reklama

Eduart, te falenderoj per pyetjet e tua dhe ja pergjigja ime:

Swiss Digital Mobile Reklama

Se pari, shkarkimin apo ngarkimin tim e vendos populli, askush tjeter apo jo? Dhe populli e vendosi qartesisht qe te ma ringarkoje kete detyre, nder te tjera pikerisht per te mos qeverisur me asnje dite mbi tepsi po per ta cuar tepsine per skrap! Deri ketu jemi dakord besoj.

Se dyti, ministrat nuk e kane percaktuar, po thjesht i jane nenshtruar edhe ata sistemit te tepsise, qe do te thote se nuk e kane pasur doren te lire, njesoj si edhe une vete, per te bere cka sapo ka filluar me kerkesat per doreheqje. Pseja besoj eshte e qarte, sistemi ishte i panegociueshem ne kushtet e qeverisjes ne koalicion me partite qe tepsine e kishin bazamentin e tyre dhe kushtin themelor te bashkejeteses ne koalicion.

Se treti, doreheqjet apo shkarkimet nuk mund te behen pas konkurseve, po perpara tyre dhe kjo eshte logjike e thjeshte, nderkohe qe askujt (pervec atyre qe nuk pranojne te dorehiqen, duke deshmuar se nuk kuptojne asgje nga thelbi i kontrates se 25 qershorit) nuk i mohohet e drejta te hyje ne konkurs, per te tentuar te tregoje aftesine e vet per ta kryer me mire se te tjere, detyren perkatese.

Se katerti, pyetja tjeter lidhur me psene e mosberjes se vleresimeve te rezultateve çdo muaj, e ka pergjigjen me lart, pra eshte e tepert sepse sistemi i tepsise e perjashton mundesine e nje vleresimi objektiv qe duhet te coje ne pasoja per perfituesit e ketij sistemi!

Se pesti, “rezultatet katastrofale” sic i quani ju, jo vetem nuk u pane tani po pane shume me pare dhe u thane hapur nga une ne ballafaqimin elektoral me popullin, i cili qofte shperthimin e revoltes sime ndaj tepsise, qofte kerkesen per timonin e qeverisjes pa te tjere ne preher, e kuptoi, si gjithnje ne fakt, shume me lehte e qarte se sa profesionistet e kazanit mediatik apo kazanit politik?

Dhe mos harro, une e kam perseritur vazhdimisht ne fushate apo jo(?), se nese nuk do te kemi timonin e shumices se pashantazhueshme nga partite e tepsise, do te fitojme e do te vazhdojme te qeverisim ne koalicion, po harrojeni se do te mund ta hapim luften frontale per shembjen e sistemit te tepsise! E nese ashtu do te kishte ndodhur, sot ne s’do te ishim duke bere nje muaj me teper fushate, fill pas perfundimit te zgjedhjeve, jo per te folur po per te degjuar popullin kudo ne Shqiperi; as une s’do te isha duke u bere thirrje per doreheqje drejtoreve te sistemit te tepsise, po do te ishim se bashku me partine a partite e tjera te koalicionit te ardhshem, duke rindare larg syve te popullit, tepsine per kater vjetet e ardhshme… Kjo ishte e vertete dje, para 25 qershorit, kjo mbetet e vertete sot pas 25 qershorit.

Thene te gjitha keto, me lejo i dashur Eduart te shtoj se ke mirekuptimin tim te plote per gjithcka arsyeton, po ne kete lufte s’do te kete terheqje dhe ka ende plot drejtore te tjere qe eshte mire te bejne doreheqje, pa pritur qe t’ua kerkoj une (qe do ta bej natyrisht!) e per t’i dhene vetes nje shans te dyte, duke u paraqitur ne konkurset perkatese✌️??

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?